Highlight Storie Inspirimi

Sa keni dashuri për veten?

dashuri

Pa marrë parasysh se çfarë problemesh, vështirësish mund të keni, ekziston vetëm një gjë që nuk duhet ta ndaloni kurrë. Dashuria dhe të ushqyerit dashuri për vetveten kurrë nuk duhet të ndalojë.

Sepse, dashuria është shërim i mahnitshëm. Duke dashur veten bëjmë mrekulli me jetën tonë.

Nuk janë kotësi, arrogancë, ose të qenit të mbërthyer, sepse kjo nuk është dashuri. Fjala është për respekt për vetën dhe falënderim për mrekullitë e trupit dhe mendjes sonë.

Dashura është vlerësim që nga çasti kur e mbushë zemrën, deri të çasti kur të shpërthejë nga të qenit plot.

Dashuria mund të shkojë në çfarëdo drejtimi.

Mungesa e vetëvlerësimit është një shprehi tjetër e mosdashjes së vetvetes.

Provoni sa më shumë ta vlerësoni vetën dhe të çmoni aftësitë tuaja, personalitetin tuaj të veçantë, karakterin dhe ndjesinë që keni ndaj mirësisë.

Vetëm në këtë formë ju do të gjeni rrugën drejt të mirave pa fund, suksesit e dashurisë edhe për të tjerët.

Duke dashur vetën ju do ta doni gjithë botën!