Dashuria Highlight Lifestyle

Sa jeni të prirë të tradhtoni? Tregon forma e fytyrës suaj

sa jeni të prirë të tradhtoni

Ju ndoshta nuk keni menduar shumë për formën e fytyrës tuaj. Por kjo gjë sipas  një studimi të ri mund të thotë shumë për jetën tuaj seksuale.

Hulumtuesit në Universitetin Nipissing, Ontario, Kanada, intervistuan 145 studentë të nivelit të ulët në marrëdhëniet rreth jetës së tyre seksuale, duke u drejtuar atyre pyetje se sa shpesh ata donin të kishin marrëdhënie seksuale dhe sa herë ata masturbonin brenda një muaji. Siç rezulton, studentët me një raport më të madh gjerësi-lartësi të fytyrës, ose fytyra më të gjera, raportuan se i bënin këto gjëra më shumë se studentët që kishin fytyra më të ngushta.

Pra, çfarë do të thotë kjo? Studimi zbuloi se meshkujt me fytyra më të gjera kanë nivele më të larta të testosteronit. Studiuesit sugjeruan se kjo ishte e ndërlidhur me një incidencë më të lartë të imoralitetit, dhe një gatishmëri më të madhe për të qenë jo besnik.

Kjo nuk është hera e parë që forma e fytyrës është lidhur me tipare të ndryshme të personalitetit. Hulumtimet e mëparshme, për shembull, kanë treguar se meshkujt me forma më të gjera të fytyrës kanë më shumë gjasa të kenë nivele më të larta të testosteronit dhe agresionit.

Hapi i dytë pas leximit është të shikoni fytyrën e partnerit tuaj!