Highlight Të tjera

Sa e rrisin stresin aktivitetet ditore?

stresi

Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situatë që shkakton tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .

Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave. Çdo situatë nëpër të cilën kalojmë gjatë ditës mund të sjellë nivel të caktuar të stresit. Bie fjala ngasja e një makine rritë nivelin e stresit deri në 1,000 mbi normën e lejuar. Kur një person nget makinën dhe në të njëjtën kohë flet në telefon, niveli i stresit shkon rreth 5,000 mbi normën e lejuar.

Të ecurit  në të kundërt, e redukton stresin. Shqetësimi për paratë, debatet me të afërmit, shokët ose ortaket, të parit e filmave triler ose shikimi i shumë shfaqjeve, leximi i lajmeve, të gjitha këto rrisin nivelin e stresit në shkallë shumë dramatike. Por,lajmi i mirë është se kjo gjë mund të mposhtet.

Përzgjedhja e librave që lexoni, filmave që shikoni, informacioneve që merrni, ecja në natyrë, meditimi,yoga janë vetëm disa prej gjërave që mund të bëni për të minimizuar sa më shumë stresin.