Highlight Të tjera

Rruga për të dalë nga dhimbja

dhimbja

Askush nuk është plotësisht i çliruar nga dhimbja apo shqetësimi. A nuk duhet të flasim më tepër se si të mund të bashkëjetojmë me to, se sa ti mënjanojmë?

Pjesa me e madhe e dhimbjes njerëzore nuk është e nevojshme. Krijohet vetë gjatë kohës që mendja e pa vëzhguar zotëron jetën tënde. Dhimbja që krijon tani është një formë e rezistencës së pavetëdijshme ndaj asaj që ndodhë. Në nivelin e mendimit, rezistenca është një formë e gjykimit. Në nivelin e emocionit, është një formë e negativitetit.

Intensiteti i dhimbjes varet nga shkalla e rezistencës ndaj momentit të tanishëm, dhe kjo varet sa i fortë është identiteti yt  me mendjen. Mendja kërkon gjithnjë të mohojë “momentin e tanishëm” dhe të largohet prej tij. Pra, sa më tepër identifikohesh me mendjen, aq më tepër do të vuash, sa më tepër je i aftë të pranosh të tashmen, aq më tepër do të jesh i çliruar prej dhimbjes, prej vuajtjes dhe mendjes egoiste.