Highlight Success ZONE

Rruga e Sylvester Stallone plot dhimbje dhe sukses

Sylvester Stallone

Aktori Sylvester Stallone është një nga emrat më të mëdhenj të filmave amerikan dhe njihet në mbarë botën. Por, rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë për të,sepse në fillim të viteve 70, Sylvester Stallone ishte një aktor i panjohur që  kishe luajtur role tepër të vogla në disa filma në Nju York. Ai ishte paraqitur në filmin “The Lord Of Flatbush”, por ai ishte ende i pazbuluar si aktor i përmasave të mëdha botërore.

Stallone kishte vështirësi të mëdha financiare.Ai kishte qëndruar në  një ure në New York duke shitur gjithçka që kishte për të mbijetuar, biles ai kishe shitur dhe qënin e tij për vetëm 25 dollarë, sepse nuk kishe me çka ta ushqente atë.

Një natë  Stallone shkoj për të parë luften e dy boksierëve  Muhammed Ali dhe  Chuck Wepner.  Wepner donte të mposhte Njeriun e Boksit, Muhamed Ali, dhe pikërisht këtu mori motiv për idetë për të shkruar  filmin “Rocky”.

I entuziazmuar filloj të shkruaj shpejtë skenarin dhe përfundoj atë për vetëm tri ditë.  Nisi procedurat për të shitur këtë skenar dhe kërkonte që të përfshihej edhe vet në film, por askush nuk e pranonte këtë gjë, sepse ai nuk njihej nga të tjerët për talentin e tij në botën e kinematografisë.

I ofruan 125.000 dollarë, por nuk pranoj. Pak javë më vonë, një studio filmike i ofroj dyfishin e kësaj por Stallonë prapë refuzoj. Dhe pikërisht e njëjta studio kur e kuptoj insitsimin e Stallones që ai të luaate rolin kryesor,  ofroj  vetëm 34.000 dollarë dhe marrëveshja u arrit.

Filmi Rocky ka fituar mbi 1.4 miliardë dollarë në arkë, duke e bërë atë një nga filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

U xhirua në 28 ditë me një buxhet me më pak se 1 milion dollarë, por u bë një sukses planetar dhe Sylvester Stallone, skenarist dhe aktori protagonist, u bë yll botëror gjatë një nate.

Titulli i parë historik i filmit ka fituar tre çmime Oscar, midis të cilëve për filmin dhe regjisorin më të mirë. Falë Rocky, Stallone u bë i treti në historinë e kinemasë, pas Charlie Chaplin dhe Orson Ëelles, që mori nominimin e Oscar-it edhe si aktor dhe skenarist për të njëjtin film.  Në 1998 American Film Institute e futi filmin me regjisor John G. Avildsen, në klasifikimin e 100 filmave më të mirë amerikanë të të gjithë kohërave.

Historia e “Rockyt” pa dyshim që është  një nga tregimet më frymëzuese të Hollivudit të të gjitha kohërave.

Sigurisht, insistimi i tij u kurorëzua me sukses dhe kjo është dëshmi që askush nuk duhet të heqë dorë nga synimet e tij për ta dëshmuar vetën dhe për të arritur sukses në jetë.

 Disa nga thëniet më frymëzuese të Sylvester Stallone 

“Më lejoni t’ju them diçka që tashmë e dini. Bota nuk është e gjitha dritë dhe diell. Dhe ajo sjellë goditje,por mos harroni nuk është më rëndësi sa shumë herë ju ka goditur, por si keni vazhduar të ecni tutje. Vetëm kështu fitohet, duke përballuar çdo goditje”

“Unë besoj se ka një fuqi të brendshme që i bën fituesit ose humbësit, dhe fituesit janë ata që vërtetë dëgjojnë vetëm rrahjet e zemrës së tyre“

 “Mësova domethënien e vërtetë të dashurisë. Dashuria është besnikëri absolute. Njerëzit mund të ndryshojnë nga pamja, por besnikëria kurrë nuk zbehët. Dhe kjo është dashuria, edhe nëse nuk duket shumë emocionuese “.

 “Pa dashurinë, besnikërinë, dëshirat, pasionin, guximin, dinjitetin, besimin, dhe përmbushje të tjera ne jemi vetëm predha që bombardojmë pa mëshirë në një botë plot mediokritet…”