Highlight Të tjera

Rregulli 50/20/30 për të kursyer paratë

50/20/30

Kur keni një pagë mujore, ju me siguri që nuk keni dëshirë për të menduar se si do t shpenzoni atë, apo duhet kursyer ndonjë gjë?

Rregulli 50/20/30 për të kursyer para thotë këtë:

Nëse tashmë nuk keni bërë planifikim të buxhetit tuaj mujor, duhet ta bëni këtë. Rregulli 50/20/30 është mjaft i thjeshtë.

Me këtë rregull, 50% të buxhetit tuaj apo pagës suaj mujore që merrni duhet të shkojë në gjëra elementare dhe të nevojshme. Si p.sh: pagesa e qirasë, rrymë, ujë, pagesa universiteti etj.

Disa njerëz përfshijnë në këtë 50% edhe ushqimin, veshjen, transportin kurse të tjerët i vendosin tek zgjidhjet e jetesës.

Mënyra se si ju i kategorizoni ato mbetet e juaja.

20% e buxhetit duhet të shkojë në pagesa të borxheve ose në llogari të kursimit. Ju ndoshta mendoni se të kursyerit është një shprehi e rëndë për tu krijuar, mirëpo jo me këtë rregull.

30% e buxhetit tuaj duhet të përdoret për të plotësuar dëshirat e juaja, ndryshe të njohura si zgjidhjet e jetesës.

Këto dëshira dallojnë nga muaji në muaj dhe mund të përfshijnë: argëtim, palestrën, hobi të ndryshëm, ushqim, transport e veshje. Nëse ju tashmë nuk i keni përfshirë këto në listën e 30%.

Ky ligj u popullarizua nga Senatorja Elizabeth Warren dhe vajza e saj Amelia Warren Tyagi në librin e tyre „All Your Worth“.

Përderisa asnjë strategji buxhetimi nuk i përshtatet çdo njeriu njëjtë, ky është një rregull bazik që secili mund ta ndjekë.