Highlight Të tjera

Rregulla të pabesueshme nga Kim Jongu, të cilat prindërit e këtij vendi duhet ti ndjekin!

Kim Jong

Mbreti Kim Jong  është njeriu më me ndikim në Korenë e Veriut. Ju e dini që koreano-veriorët kanë rregulla shumë të rrepta, të cilat popuj të tjerë nuk do të mund ti përballonin dhe ti zbatonin. Koreanët e Veriut i kanë të ndaluara mediet sociale dhe e kanë  të ndaluar të shikojnë Youtube. Rregulla ka për të gjithë, edhe për prindërit. Në UNIK kemi mbledhë disa rregull të pabesueshme nga Kim Jongu, të cilat prindërit e këtij vendi duhet ti ndjekin.

Me 8 Korrik prindërit në Kore të Veriut nuk guxojnë të argëtohen

Koreja e Veriut vërtetë ka rregulla të çuditshme. Prindërit e këtij vendi nuk guxojnë të argëtohen me 8 Korrik, nuk mund të jenë pjesë e ndonjë aktiviteti argëtues, apo çfarë do tjetër që mund të lidhet me argëtim. Arsyeja për këtë është sepse data 8 korrik është dita kur babai i Kim Jong vdiq.

Ata duhen të hanë ushqime të caktuara

Edhe ky rregull është shumë i çuditshëm. Ata nuk mund të hanë çfarë të duan. Misri dhe një sallatë e quajtur “Kimchi” që përgatitet nga lakrat turshi janë dy prej ushqimeve që ata duhet të konsumojnë në shumicën e vakteve.

Gjatësia e flokëve nuk guxon të jetë më shumë se 6.7 cm

Korea e Veriut ka rregulla strikte sa i përket gjatësisë së flokëve. Prindërit nuk guxojnë të rrisin flokët më shumë së 6.7 cm. Ata që mbajnë flokë më të gjata se kaq, dënohen.

Kim Jongu është lideri i vetëm

Kim Jong  është lider i vetëm suprem dhe i vetmi që ka bërë rregullat dhe njerëzit duhet t’i binden atij dhe rregullave të tij. Jo vetëm që ata duhet ta adhurojnë atë, por edhe të mësojnë më shumë për të. Po ashtu e kanë të ndaluar të simpatizojnë ndonjë politikan tjetër.

Prindërit mund të shohin vetëm lajme në TV

Prindërit në Kore të Veriut mund të shohin vetëm lajme në TV. Asnjë gjë tjetër.

Prindërit duhet të blejnë vetëm lodra të tipit ushtarak për fëmijët e tyre

Lodrat janë  gjëja me çmuar gjatë rritjes për fëmijët, por prindërit në Kore të Veriut janë të obliguar të blejnë vetëm lodra të tipit ushtarë për fëmijët e tyre.

Prindërit duhet të paguajnë për bankat e shkollës për fëmijët e tyre

Në Korenë e Veriut prindërit duhet të paguajnë tavolinën ku mësojnë fëmijët e tyre. Ky është rregull për të gjithë prindërit e këtij vendi dhe për disa është e papërballueshme pagesa e bankave për fëmijët.