Highlight Të tjera

Rregulla të arta për zgjidhjen e problemeve

probleme

Çdo ditë përballemi me probleme të ndryshme por sikur të dimë ti përdorim disa rregulla për zgjidhjen e tyre do të shohim se asgjë nuk është e papërmirësueshme.

Janë metoda të thjeshta por jashtëzakonisht efikase për ta bërë çdo problem me zgjidhjen më të mirë.

Se pari ju duhet të besoni se çdo problem mund të zgjidhet. Ju duhet të jeni të qetë. Tensioni e bën të pamundshëm rrjedhjen e energjisë së mendimeve. Truri juaj nuk është në gjendje të punojë në mënyrë efikase kur jeni nën stres. Pra, qasuni problemit i qetë.

Se dyti mos u përpiqni që me dhunë të gjeni zgjidhje. Mendimet duhet t’i keni të liruara, zgjidhja do të shfaqet dhe do ta keni të qartë çdo gjë.

Së treti, mblidhni të gjitha faktet me urtësi, pa presion dhe në mënyrë kritike. Vini ato fakte në letër. Kjo do t’iu kthjellojë mendjen e në vargun e elementeve të ndryshme do të shfaqet sistemi.

Së katërti, lutuni për problemin që ju mundon duke i pohuar vetës së Zoti do t’a ndriçojë mendjen. Besoni ndihmës së Zotit dhe kërkojeni ndihmën e tij.

Së pesti, besoni në aftësinë e parandjenjave dhe të intuitës.

Së fundmi, lutuni, lutuni dhe lutuni…lejoni  që problemi i juaj të zgjidhet nën atmosferën e lutjeve që bëni.