Highlight Shëndeti

Rrëfimi i njeriut që shëroj tensionin dhe diabetin me këshillat e Hetem Ramadanit

Hetem Ramadani

Prej datës 12 Mars, unë kam ndërprerë ilaçet, të cilat i kam marrë që 12 vite, çdo mëngjes dhe mbrëmje. Medikamentet më të rënda mbi tensionin e lartë dhe diabetin”.

Kjo deklaratë bëri që e gjithë salla të duartrokasë afaristin Sami Mustafa, dhe Profesorin Hetem Ramadani, mbrëmë në ligjëratën “Shëndeti dhe Suksesi” e organizuar nga Rotary Club Prishtina.

Ai është afarist i suksesshëm në Zvicër me prejardhje nga Kumanova.

Sami Mustafa një biznesmen i suksesshëm por, me problem të theksuara shëndetësore. Ai vuante deri para disa muajve nga Diabeti dhe Hipertensioni.

Ai udhëtoj për një takim pune në Tiranë dhe rastësisht u njoh me z.Hetem Ramadanit të cili i tregoj problemet e tij shëndetësore.

Ata kishin lënë një takim për të nesërmen në mëngjes, sepse z. Mustafa kishte një takim pune me presidentin e Shqipërisë, që do të përfundonte me një darkë.

Por, gjatë kësaj natë Samiu përjetoj ndryshime të mëdha në shëndet. Tensioni ishte tepër i lartë, sheqeri i ishte ngritur në mëngjes në 15.9, kishte marramendje të papërshkrueshme, dhe ndjehej sikur i humbur.

Sapo u bë mëngjes, ai shkoj për në takimin e planifikuar me z.Ramadanin në shtëpinë e tij.

Samiu thotë që z.Ramdani veproj menjëherë.

“Profesori në momentin që më pa tha “Sami nuk qenke aspak mirë” dhe menjëherë më dha ndihmë, dhe kështu ndodhi ajo që për mua është një mrekulli. Prej datës 12 Mars, unë kam ndërprerë ilaçet që kam pirë për 12 vite. Medikamentet më të rënda mbi tensionin e lartë dhe diabetin.Po ashtu kam humbur 9 kg gjatë kësaj periudhe”.

Ai tregon se si profesori Ramadani i kishte sugjeruar që të ndryshoj mënyrën e të ushqyerit dhe asgjë tjetër.

“A betohesh që i përmbahesh receptures time”i kishte thënë z. Ramadani dhe përgjigja e Samiut ishte “po, betohem”

Prej takimit të parë kanë kaluar 6 javë dhe Samiu tani nuk ka asnjë problem me tensionin dhe diabetin. Për më tepër thotë se ndihet i rinuar.

“Unë kam afër 60 vite dhe punoj vazhdimisht, ilaçet i kam lënë dhe falë këshillave të Hetem Ramadanit u shërova dhe më nuk ndjej as stresin dhe lodhjen që kisha dikur.

Samiu thotë që Jeta i ka ndryshuar krejtësisht. Ai tani është shumë energjik dhe i motivuar.