Highlight Modë & Bukuri

Recetë sekrete për rritjen e shpejtë të flokëve

recetë për rritjen e flokëve

Floku i shëndoshë përfaqëson bukurinë e një njeriu, në veçanti kur bëhet fjalë për femrat. Kujdesi ndaj tyre është i domosdoshëm. Por a po zgjidhni maskat e duhura për rritje të shpejtë dhe flokë plot volum?

Ekziston një recetë që konsiderohet recetë shumë e vjetër dhe sekrete me vetëm dy përbërës që do të bëj mrekulli për flokët tuaj. Shumica nga ju këto dy produkte i mbani në shtëpi.

Vaj kokosi dhe Aloevera janë dy përbërës që mund të bëjnë çudira në flokët tuaj.

Kjo maske ndihmon lëkurën e kokës të rënduar dhe trajton çështje të tilla si zbokthi. Kjo ju ndihmon që të keni flokë të trashë dhe të shëndetshëm. Me këtë recetë ju zgjidhni problemin e humbjes së flokëve majave të dyfishta. Ajo ndihmon në rigjenerimin e flokëve të humbura, trajton zbokthin, majat e dyfishta dhe ndihmon në trashjen e tyre.

Ky ilaç është shumë efektiv për të ndaluar rënien e flokëve, për të rritur flokët më shpejt, për të rritur flokët të gjatë, flokë më të trashë, flokë  të shëndetshëm pa asnjë efekt anësor. Ky ilaç jo vetëm që do t’ju ndihmojë të heqni qafe flokët e dëmtuar, por gjithashtu të bëni flokët tuaj super të trashë, të shëndetshëm dhe të shkëlqyeshëm si kurrë më pare.

 

Përzieni vaj kokosi me Aloevera  dhe masazhoni butësisht flokët tuaj nga rrënja. Nëse keni mundësi lini ashtu gjatë gjithë natës për një efekt më të madh. Nëse e keni kohën e limituar atëherë mbani së paku 1 orë. Këshillohet që këtë maskë ta përsërisni dy herë në javë për rezultate më të shpejta.