Highlight Receta

Receta më e shijshme që keni provuar ndonjëherë!

receta

Patetet e shtypura apo pure-ja nga patatet është një ushqim që të gjithë pëlqejnë. Por këtë recetë ndoshta nuk e keni provuar kurrë. Patate të shtypura me kaçkavall të shkrirë në mes, askush nuk mund t’iu rezistojë!

Përbërësit:

2 gota pure patatesh;
16 kuba kaçkavall;
2 vezë;
1/3 e gotës miell;
1 gotë thërrime buke;
Vaj vegjetal.

Mënyra e përgatitjes:

Si fillim përgatiteni purenë e patateve, zieni patatet dhe shtypni me një pirun. Shtoni kripë dhe piper. Bëjeni një top të vogël nga pureja dhe futni në mes një kub kaçkavalli. Formojeni prapë në një top të vogël. Përsëritni këtë me purenë deri sa të krijohen rreth 16 toptha.

Sillni topthat në miell, pastaj në vezë dhe në fund në thërrime buke. Përsëriteni këtë me të gjitha topthat. Vendosni ato në frigorifer për rreth një ore.

Mbulojeni tiganin me rreth 4 cm vaj dhe lëreni të ngrohet.

Largoni topthat nga frigoriferi dhe vendosni në tigan një nga një e ngadalë. Ato do të piqen për rreth 4 minuta secila.