Highlight Receta

Receta më e shijshme, kek me çokollatë

receta

Ju mund ta vëreni këtë edhe përmes fotografisë. A nuk është kjo një ndër ëmbëlsirat më të ‘hijshme’ që keni parë ndonjëherë? Mos u çuditni.

Kjo ëmbëlsirë jo vetëm që do t’iu befasojë në pamje, por padyshim edhe në shije!

Ja receta e brounies në formë zemre me çokollatë.

Përbërësit:

150 g gjalpë

65 g pluhur kakao (pa sheqer)

200 g sheqer

2 vezë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

100 g miell

Udhëzime:

 

Shkrihet gjalpi në mikrovalë për rreth 30 sekonda. Shtoni sheqerin, kakaon pluhur dhe vaniljen, përzieni mirë.

Shtojini vezët një në një, përzini. Shtoni miellin dhe prapë përzieni mirë.

Lyeni një tepsi që mund të përdoret për mikrovalë, me pak gjalpë. Vendoseni brumin në kallëp. Në temperaturë prej 4-5 minutash.

Shijojeni këtë me personin tuaj të zemrës!