Highlight Receta

Qofte Marokene me salcë jogurti

Qofte

Një recetë Marokene që do t’iu lë të kënaqur tej mase. Nëse keni një grill në shtëpinë tuaj, atëherë edhe më mirë. Sidoqoftë kjo recetë vjen nga vendet e largëta vetëm për shijen tuaj. Një përzierje e erëzave, dhe shijeve të ndryshme. Provojeni tani!

Shikoni udhëzuesin tonë hap pas hapi se si mund ta përgatisni këtë recetë.

Receta e qofteve Marokene në salcë jogurti.

1. Si fillim përzini në një enë, vezën, hudhrën e grimcuar, qimnon, gjethe cilantro (coriander), kripë dhe piper.

2. Përzini mirë deri sa të kombinohen.

3. Merrni mishin e bluar dhe përzijeni me thërrime buke.

4. Përzini përbërjën e mëparshme me mishin e bluar.

5. Formoni qoftet dhe vendosni që të piqen.

6. Në ndërkohë përgatitni salcën e jogurtit, duke kombinuar kështu: jogurt, tranguj, lëng limoni, kripë, piper dhe kopër.

Dhe qoftet e juaja janë gati të shërbehen. Shërbeni ato me kuskus për shije më interesante.