Highlight Të tjera

Qeshni kot, pa asnjë arsye

qeshni

Bëhuni artist. Bëhuni autor apo këngëtar. Silluni sikur tashmë ndiheni ashtu si dëshironi. Mos prisni derisa kjo ndjenjë t’ju motivojë. Mund të zgjasë shumë. Shumica prej nesh besojnë se një emocion si lumturia. Vjen në fillim. Më pas ne veprojmë, duke reaguar ndaj këtij emocioni të caktuar. Nuk është kështu. Emocioni vjen njëkohësisht me veprimin. Kështu, nëse doni të ndiheni i entuziazmuar. Mund ta arrini duke u sjellë sikur të jeni tashmë të entuziazmuar. Ndonjëherë duhet të kalojë një minutë sa të ndodhë. Por nëse këmbëngulni funksionon gjithmonë, pavarësisht sa qesharak mund të ndiheni se po bëheni.

Ndihuni i qeshur. Nëse doni të ndiheni i lumtur,. Gjeni këngën më të gëzueshme që dini dhe këndojeni. Funksionon. Ndoshta në momentet e para jo gjithmonë, por nëse e vazhdoni, funksionon. Shtireni derisa ta arrini. Shpejt, teksa po këndoni i lumtur, do të kuptoni se sa kontroll keni mbi emocionet tuaja.

Murgjit Zen bëjnë një meditim duke qeshur. Kur mblidhen në një rreth bëhen gati të qeshin. Me trokitjen e një ore të caktuar, mësuesi godet gongun dhe të gjithë murgjit fillojnë të qeshin. Ata duhet të qeshin, pavarësisht nëse u vjen apo jo. Por pas disa momentesh, e qeshura bëhet ngjitëse. Shpejt. Të gjithë murgjit po qeshin vërtet dhe me zemër. Edhe fëmijët bëjnë këtë/ Ata fillojnë të kukurisin pa arsye.

E vërteta është kjo: vetë e qeshura mund t’ju bëjë të qeshni. Sekreti i lumturisë fshihet pas kësaj fjalie të fundit. Por të rriturit nuk e pranojnë gjithmonë këtë. Ata duan që fëmijët të kenë arsye për të qeshur. Por ju mund ta ktheni prapë atë vlerësim për spontanitetin e gëzueshëm. Mund të duam të përballemi me pyetjen, “Cila gjë më bën më shumë të këndoj? Dhe më pas kuptoni përgjigjen: “Të kënduarit”. Çfarë ju sjell në humor për të kërcyer? Kërcimi. Herën tjetër që do t’i kërkoni dikujt për të kërcyer dhe ata thonë, “Nuk më vjen të kërcej,” ju mund t’ia ktheni: “epo kjo është ngaqë nuk po kërcen.”