Highlight Storie Inspirimi Të tjera

 Që dita juaj të bëhet vërtet magjike…!

që të përjetoni ditën më të magjishme të jetës tuaj

Që të përjetoni ditën më të magjishme të jetës suaj duhet të ndiheni mirënjohës përpara se ta jetonia të. Që të kaloni një Ditë Magjike, ajo cka duhet të bëni është të kaloni nëpër mend planet e ditës dhe të thoni fjalën magjike faleminderit që gjithcka shkoi më së miri, përpara se të ndodhnin. Është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet e nuk kërkon më shumë se disa minuta, por ndikimi që do të ketë në ditën tuaj është i pabesueshëm!

“Qëllimet e dëshirat e shprehura nëpërmjet fjalëve të thekshme kanë në vetvete forcë magjike.”

~Deepak Chopra

Të jesh mirënjohës që më parë për ditën që shtrihet përpara teje ju garanton një ditë magjike, sepse tashmë ju e keni mësuar se si vepron Ligji i Tërheqjes Universale. Kur falënderoni që më parë për gjërat që kanë shkuar mrekullisht gjatë ditës suaj, të jeni të sigurt që kështu do të ndodhë.

Në qoftë se nuk besoni që vërtet e keni brenda vetës forcën për të ndryshuar rrethanat e ditës suaj, madje në mënyrë dramatike, mendoni për ato ditë kur jeni ngritur nga gjumi me humor të keq. Ju e filluat ditën pa qejf dhe të gjitha gjërat, njëra pas tjerës, shkuan si mos më keq. Në fund të saj, me siguri ju deklaruat se kjo ishte një ditë e poshtër. A thua se kjo ndodhi ashtu, krejt rastësisht?!

Epo, dijeni pra, se arsyeja e vërtetë dhe e vetme që dita juaj shkoi për dreq është fakti se ju e morët me vete humorin tuaj të keq të mëngjesit; dhe ishte pikërisht kjo energji negative që ndikoi në ditën tuaj e bëri që të gjitha gjërat të shkonin për lumë.

Që të keni një Ditë Magjike, duhet të ndiheni mirë!

/Sekreti – Magjia