Highlight Të tjera

Pyetjet më të shpeshta në një intervistë pune, dhe si duhet ti përgjigjeni atyre

A ju ka rënë të keni një intervistë pune dhe nuk keni qenë aq të përgatitur? Me siguri që keni gjetur vetën të humbur në një mori pyetjesh për të cilat nuk kishit përgjigje.

Unik Portal ju sjellë një listë pyetjesh të cilat përdoren më së shpeshti në një intervistë, dhe mënyrën se si duhet të përgjigjeni.

1. Na tregoni për vetën tuaj;
Tregoni gjëra në lidhje me punën tuaj. Asnjëherë mos hyni në detaje personale.

2. Përse e keni lënë punën tuaj të kaluar?
Jepni një përgjigje pozitive si “Jam në kërkim të diçkaje të re, për zhvillim të mëtutjeshëm.”

3. Cilat janë pikat e forta tuajat?
Mundohuni të listoni të gjitha pikat që mendoni se tregojnë të mirat e personalitet tuaj.

4. Cilat janë dobësitë tuaja?
Mundohuni të listoni dobësi “budallallëqe” që në fakt janë pika tuaja të forta.

5. Përse duhet t’iu marrim në punë?
Provoni të flisni në një ton që përçon mesazh se ju keni nevojë për atë punë aq sa ka nevojë ajo kompani për të. Kurrë mos krahasoni veten me intervistuesit e tjerë.

6. Aftësia juaj për të punuar nën presion.
Kujdes në këtë pyetje. Mundohuni të tregoni ndonjë situatën presion që ju ja keni dalur për së mbari.