Dashuria Lifestyle Të tjera

Puthja e parë, gjithçka që duhet të dini

Puthja e parë

E kush nuk e mban mend puthjen e parë? Ajo mbahet mend shumë më shumë se sa përvoja e parë seksuale. Puthja konsiderohet si mënyra më e mirë përmbushëse e shprehjes së dashurisë.

Puthja e parë vjen si një magji, me ndjenja të përziera, emocion e siklet për mënyrën se si do ta bësh. Ajo që duhet ta hiqni nga mendja që tani është fakti se askush nuk është perfekt në puthjen e parë, prandaj mos mendoni fare për këtë gjë. Partneri i juaj mund të jetë në siklet po aq sa ju, prandaj pjesa më e rëndësishme e gjithë kësaj është ta pëlqeni njëri tjetrin dhe ajo çfarë ndodhë gjatë puthjes ka pak rëndësi. Padyshim, kjo nuk do të jetë puthja e fundit.

Puthja nuk është diçka që mund të planifikoni, as në mënyrën se si do ta bëni, prandaj ndjehuni lirshëm për këtë.

Ajo mund të jetë tepër e shkurtër , thjeshtë një “kissing”, por që do ta mabni mend për gjjithë jetën, si puthja e juaj e parë.

Mos bëni panik nëse puthja e juaj e parë zgjatë, ajo nuk do t’ju ngulfasë dhe ju nuk do të mbesni pa frymë. Dhe, krejt në fund mos harroni, puthjet e më të mira vijnë nga zemra.