Highlight Storie Inspirimi

Psikologu i njohur zbulon 21 rregulla që do t’ju ndihmojnë të merrni në dorë jetën tuaj!

E kush nuk e do më të mirën për jetën e tij. Secili mundohemi çdo ditë, përmes secilit hap ta bëjmë jetën tonë më të mirë. Njerëzit lexojnë çdo ditë dhe marrin këshilla nga ekspertë shëndetësorë se si ta bëjnë jetën e tyre më të mirë. Psikologu rus,

Psikologu rus, psikoterapisti,Michail Litvak,është një nga njerëzit më me ndikim në botën e psikologjisë. Ai ka shkruar deri më sot  30 libra në lëmin e psikologjisë dhe qindra artikujt shkencorë.

Një nga teoritë e tij më të rëndësishme në të cilën ai është fokusuar për një kohë të gjatë është “Aikido psikologjike”, që përfshinë marrëdhëniet, konfliktet dhe zgjidhjen.

Ky doktor ka ndarë 22 këshilla të cilat do ti ndihmojnë secilit prej nesh ta pasurojmë jetën tonë më lumturi dhe të përmirësojmë raportet me njerëz.

  • Lumturia është një nënprodukt i një veprimi të mirë organizuar.
  • Një person i papjekur shpesh ka njohuri, por ai / ajo nuk e di se si ta përdorë atë, ndërsa një person i pjekur ka njohuri dhe e di se si ti zbatojë atë. Kjo është arsyeja pse njerëzit e papjekur kritikojnë të tjerët, ndërsa një i pjekur merr masa.
  • Nëse doni të provoni diçka për dikë, kjo do të thotë që jetoni për atë person. Por, nëse jetoni për vete, atëherë nuk keni asgjë për t’i dëshmuar askujt.
  • Njerëzit nuk i refuzojnë njerëzit – disa prej nesh thjeshtë përparojnë, dhe disa mbesin prapa. Ata që bien pas ndjehen të refuzuar.
  • Fantazia është zëri i aftësive tona. Për shembull, nëse fantazoj për të kënduar në një opera, por as nuk kam zë as dëgjim, unë vështirë se do të jem në skenë. Megjithatë, nëse fantazoj për diçka që është më në një mendje me aftësitë e mia, unë do t’i përmbush ëndrrat e mia shumë shpejt.

  • Nuk e di rrugën për sukses, por sigurisht që e di rrugën më të shkurtër të dështimit – që dëshirojnë t’i pëlqejnë të gjithë.
  • Është më mirë të komunikosh me një libër të mirë se sa një person bosh.
  • Nëse një person nuk ka asgjë të mirë për të thënë për vete – por dëshiron të thotë diçka gjithsesi – ai ose ajo do të fillojë të flasë keq për të tjerët.
  • Nuk ka logjikë meshkujsh ose femrash, vetëm aftësi ose paaftësi për të menduar me mençuri.
  • Nëse ndiheni mirë për veten tuaj, ku është nevoja që të tjerët të ndihen të njëjtë edhe për ju?
  • Nëse doni të takoni armikun tuaj më të madh – shikoni në pasqyrë. Kur jeni gati për t’u përballur me të, nuk do të keni probleme me askënd tjetër.
  • Nëse doni të gërmoni diçka, gërmoni në shkencë (njohuri), mos gërmoni një thikë në shpinën e mikut tuaj.
  • Bëhuni të suksesshëm dhe të gjitha fyerjet do zhduken si me magji.
  • Nëse doni diçka, mos kërkoni leje. Ju nuk do ta merrni!

  • Mos e ndiqni pas lumturinë. Lumturia do të të gjejë ty. Mund t’ju them një vend ku gjendet lumturia – në ju. Rruga më e shkurtër drejt saj çon përmes zhvillimit tuaj personal.
  • Depresioni iu dha njerëzve në mënyrë që t’i bënte ata të mendonin dhe të rivlerësonin sjelljen e tyre.
  • Ka vetëm një arsye të vlefshme për t’i dhënë fund një marrëdhënieje romantike ose biznesi – pamundësia për të ruajtur rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm personal ndërsa jeni në një.
  • Kur komunikoni me dikë, mbani mend se ai ose ajo ka një mendim të mirë për veten.
  • Aftësia për të dashur dhe për t’u përballur me vetminë është një shenjë e pjekurisë shpirtërore. Në fakt, ne funksionojmë më mirë kur jemi vetëm.
  • Ju duhet të ndani lumturinë tuaj me miqtë tuaj dhe madje edhe me armiqtë tuaj. Miqtë tuaj do të jenë të lumtur dhe armiqtë do të jenë të zemëruar.