Highlight Storie Inspirimi

Psikologia e Harvardit: Njerëzit ju paragjykojnë në bazë të këtyre dy faktorëve

paragjykime

Paragjykimi i njerëzve është më pak një zgjidhje se sa një instikt. Pa turp, të gjithë e bëjmë këtë. Por kur jeni ju ata që po ju paragjykojnë atëherë është tjetër apo jo?

Sipas një psikologeje të Harvardit, njerëzit paragjykojnë të tjerët në bazë të këtyre dy faktorëve:

Psikologia Amy Cuddy, së bashku me kolegët e saj Susan Fiske dhe Peter Glick u bashkuan për të nxjerrë në pah dy faktorë të rëndësishëm mbi atë se si njerëzit ju paragjykojnë. Ajo në librin e saj “Prezenca: Si të nxjerrim në pah më të mirën tonë përballë sfidave” theksoi:

Dy pyetjet që ju duhet ti bëni vetës sa herë që të takoheni me një person të ri janë:

1. A mund ti besoj këtij njeriu?

2. A mund ta respektoj këtë njeri?

Qëllimi është që tu përgjigjeni këtyre dy pyetjeve me “PO”.

Në këtë mënyrë ju po lini vend tek personi tjetër për ngrohtësi dhe kompetenca, gjë që edhe konsiderohet si faktori i parë kryesor.

Pavarësisht se çka, paragjykimi në bazë të pamjes fizike gjithmonë do të ekzistojë. Sipas Leslie Zebrowitz nga Universiteti Brandeis njerëzit ju paragjykojnë në bazë të fytyrës suaj. E një ndër ato që ndikojnë është edhe shprehja e fytyrës, a dukeni person negativ apo pozitiv?

Ky pra është edhe faktori i dytë i rëndësishëm për të kuptuar, shprehjet e juaja dhe gjestet që bëni kur takoni një person të ri.