Të tjera

Psikologët e Harvardit zbulojnë se çfarë duhet të bëjnë prindërit për të rritur fëmijë të edukuar!

Të bëhesh prind është njëjtë sikur të mbash edhe një orar pune, edhe më shumë se kaq. Është detyrë plotë stres, tension, por është një nga gjërat më të mrekullueshme në botë!

Sigurisht, gjatë gjithë kësaj periudhe ju e shqetësoni vetën me pyetjet se si të bëheni prindi ideal për të rritur fëmijë mirë të edukuar që janë të përgatitur për botën.

Unik ka përzgjedhur 6 këshilla të rekomanduara nga ekspertët e Universitetit të Harvardit, mbi atë së çfarë duhet të bëjnë prindërit që t’i rrisin fëmijët e tyre në mënyrën më të mirë.
  1. Kaloni kohë me fëmijët tuaj

Gjithçka fillon me ta. Kjo është mënyra se si filloni të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijën tuaj. Kaloni kohë të mjaftueshme me ta, edhe nëse keni një orar të ngarkuar pune. Ndan  kohë për ta. Dëgjoni problemet e tyre dhe shqetësimet e tyre, arritjet e tyre dhe qëllimet e tyre. Tregoni interes dhe hobit e tyre dhe dëgjoni atë çfarë  kanë për të thënë. Kjo jo vetëm që do t’ju lejojë të kuptoni personalitetin unik të fëmijës suaj, por gjithashtu ju jep mundësi për t’u lidhur me ta. Veprimet tuaja gjithashtu do t’u mësojnë atyre se si t’i tregojnë kujdes dhe vëmendje ndaj të tjerëve.

  1. Gjithmonë tregoni atyre se ata janë personat më të rëndësishëm në jetën tuaj

Fëmijët janë krijesa të brishta. Ata janë shpirtra të pafajshëm që vazhdimisht kanë nevojë për dashuri nga prindërit e tyre. Psikologët kanë bërë kërkime në këtë drejtim. Konkluzionet e tyre thonë se shumë fëmijë nuk janë në dijeni që ata janë personat  më të rëndësishëm në botë për prindërit e tyre. Fëmijët duhet ta dëgjojnë atë nga prindërit e tyre, pa pushim.

  1. Mësojini që të mos ikin nga problemet dhe si të merren me to

Është me të vërtetë e rëndësishme të mësoni fëmijët tuaj ti përballojnë problemet në mënyrë të shëndetshme.Pra, për shembull, nëse ata vijnë tek ju duke thënë se duan të lënë futbollin, pyesni ata pse ata duan ta bëjnë atë ose se si do të ndikojë tek shoqëria e tyre. Nëse insistojnë, ndihmoni ata të gjejnë një tjetër pasion.

  1. Kërkojuni të ndihmojnë me diçka çdo ditë dhe mos harroni t’i falënderoni për ndihmën e tyre

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që përherë shprehin mirënjohjen e tyre kanë tendencë të ndiejnë dhembshuri për të tjerët, janë më bujarë dhe shpërndajnë dashuri për të tjerët, por edhe janë ndihmues. Prandaj,gjithmonë kërkoni fëmijëve tuaj t’ju ndihmojë dhe  falënderoni ata gjithmonë. Psikologët gjithashtu rekomandojnë shpërblimin e fëmijëve për mirëdashjen e tyre të vërtetë dhe përpjekjet që kanë bërë për t’ju ndihmuar.

  1. Ndihmoni fëmijët tuaj të menaxhojnë emocionet negative

Fëmijët janë shumë delikat. Ata lehtë shqetësohen nga emocionet negative. Psikologët besojnë se emocionet negative, si zemërimi, turpi, urrejtja dhe zilia e shtypin aftësinë tonë për t’u kujdesur për të tjerët. Imagjinoni trazirat e emocioneve që do të nxisnin në një fëmijë të pafajshëm. Prandaj prindërit duhet ti ndihmojnë ata ti  kuptojnë këto ndjenja. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të zgjidhin konfliktin e tyre të brendshëm. Kjo gjithashtu do t’i ndihmojë ata të arrijnë stabilitetin emocional.

  1. Tregoni atyre se bota është shumë më e madhe, më komplekse dhe më interesante sesa mund ta imagjinojnë

Hulumtimet kanë treguar se fëmijët janë të interesuar vetëm në situatat aktuale, familjen dhe miqtë e tyre.  Është shumë e rëndësishme që t’i bëni ata që të interesohen për njerëzit dhe ngjarjet jashtë këtij rrethi të kufizuar. Sigurisht ata duhet ta dinë që bota është shumë e madhe, komplekse dhe se ata duhet të përgatiten për çdo gjë në jetë.