Highlight Modë & Bukuri

Pse vajzat që bartin syze janë më tërheqëse?

syze

Në vitin 2011, Gazeta Zvicerane e Psikologjisë publikoi një studim që vërtetoi shkencërisht – se njerëzit që veshin syze janë parë si më tërheqës dhe më të pëlqyeshëm nga të tjerët.

Pra, çfarë është kaq e madhe në lidhje me veshjen e syzeve? Le ta kuptojmë:

1. Dukeni më inteligjent; Pa dyshim që dukja juaj me syze ju bën të dukeni më të zgjuar, pamja juaj do të asociojë në dikë që lexon shumë prandaj jemi të prirur të besojmë që personat që bartin syze janë më të zgjuar në krahasim me të tjerët.

2. Syzet balancojnë fytyrën tuaj; Shkencëtarët kanë aprovuar se personat me fytyrë më simetrike kanë pamje më atraktive, dhe syzet ju ndihmojnë në po këtë aspekt. Ato balancojnë fytyrën duke vënë në pah tiparet e juaja.

3. Shprehin një ndjenjë misteri; Vajzat që bartin syze duken më misterioze në shikim të parë dhe njerëzit do t’iu gjejnë juve intrigues për të zbuluar më shumë rreth sekreteve që po fshihni.

4. Dukeni më të sigurt në vete; Personat që bartin syze, janë të njohur për vetëbesimin e tyre.

5. Syzet theksojnë sytë tuaj; Kur bartni syze ju menjëherë po theksoni një pjesë të rëndësishme tuajën siç janë sytë, kjo bën që ju të tërhiqni më shumë vëmendje kudo që shkoni.