Highlight Lifestyle

Pse nuk duhet të shikoheni në pasqyrë?

pasqyrë

Kur bëhet fjalë për zhvillim personal, pamja juaj fizike nuk mund të injorohet. Me zhvillim personal kuptojmë përmirësimin e imazhit për vetën tonë dhe respektivisht vetëbesimin.

Për shumë njerëz, problemet me vetëbesimin dhe vetë-imazhin lidhen me paraqitjen e tyre fizike. Sa më shumë që ndihen se duhet të bëjnë përmirësime në fizikun e tyre, aq më pak vetëbesim kanë.

Shumica kanë një dialog negative me veten e tyre, duke u fokusuar në ‘mangësitë’ që ka fiziku ynë.

Prandaj, nëse nuk jeni të lumtur me trupin tuaj, shikimi në pasqyrë nuk është një ide aq e mirë.

Sa herë që shikoni veten në pasqyrë me një sy kritik, ju po e përforconi një imazh negative të vetes tuaj.

Shumë prej nesh fokusohemi në atë që nuk na pëlqen në trupin tonë.

Natyrisht që ju nuk I keni thënë trupit tuaj të shtoni shumë në peshë. Mirëpo pa vetëdije ju po fokusoheni dhe po shpërndani gjithë energjinë në këtë pjesë.

Këtë mund ta përmbledhim në një fjali të njohur.

“Ajo në të cilën fokusohemi, rritet.”

Pasqyra mund të jetë një mjet I fuqishëm për të ndërruar pikëpamjën tonë, dhe për të na ndihmuar të ndryshojmë pozitivisht.