Highlight Shëndeti

Pse njerëzit që i përkasin grupit të gjakut 0 janë kaq të veçantë?

grupi i gjakut 0

Njerëzit me këtë lloj të gjakut janë shumë të veçantë. Lloji i gjakut 0 është lloji i gjakut primar i paraardhësve tanë.  Njerëzit me llojin e gjakut O posedojnë cilësi të mahnitshme, të tilla si energjia dhe aftësia për të qëndruar të fokusuar, fuqia, karakteristikat e nevojshme për udhëheqje, produktivitet dhe proaktivitet. Trashëgimia e tyre gjenetike u ofron atyre mundësinë të jenë të fortë, produktivë, të kenë jetë të gjatë dhe të jenë optimistë.

Njerëzit me llojin e gjakut 0 shpesh përshkruhen si persona shumë të angazhuar, të organizuar, të fokusuar, të përgjegjshëm, të ndërgjegjshëm dhe praktik. Ata besohet se janë logjikë dhe me aftësi të mëdha orientimi.

Por, zakonet jo të shëndetshme ose rastet kur ata përballën me shumë stres, mungesë stërvitje I bën ata të kenë metabolizëm të dobët, me mundësi për tu prekur nga diabeti, nivel jo I mirë I funksionimit të tiroidesë dhe probleme me trashësinë.Kur janë në stres këta persona dinë të zemërohen dhe  të jenë impulsiv.

Gjithashtu, personat me grupin e gjakut 0 shpesh kanë nivele të ulëta të hormoneve të tiroides dhe jodit joadekuat, një element kimik, qëllimi i vetëm i të cilit është të rregullojë hormonet tiroide. Kjo shkakton shumë efekte anësore të tilla si obeziteti, mbajtja e lëngjeve dhe lodhja.

Nëse jeni pjesë e këtij grupi, ky artikull do të ofrojë këshilla të rëndësishme për të përmirësuar jetën dhe shëndetin tuaj të përditshëm:

Konsumoni të gjitha ushqimet, madje edhe ndër vakte. Gjithmonë ha ngadalë. Sigurohuni që të shmangni kafeinën dhe alkoolin. Kafeina mund të jetë veçanërisht e dëmshme për shkak të ngritjes së nivelit të adrenalinës, të cilat janë të larta në njerëzit me këtë lloj gjaku.

Në mënyrë që të relaksoheni gjithë trupin tuaj, ushtrimet janë shumë me rëndësi.  Njerëzit me këtë grup të gjakut duhet të jenë fizikisht aktive më shumë se çdo lloj tjetër i gjakut, në mënyrë që të ruajnë shëndetin dhe stabilitetin emocional. Aktiviteti fizik i rregullt kërkohet tre deri katër herë në javë.