Highlight Të tjera

Pse ndonjëherë veprojmë si në kohën e akullnajave?

koha e akullnajave

Ishte një tragjedi gabimesh. Katërmbëdhjetëvjecarja Matilda Crabtree donte t’I bënte një rreng të atit. Kur prindërit e saj u kthyen në shtëpi në mëngjes pasi kishin qenë për vizitë te disa miq, ajo kërceu nga dollapi duke klithur “BUU!”

Por Bobby Crabtree dhe e shoqja mendonin se Matilda e kishte kaluar natën në shtëpinë e një shoqeje. Pasi dëgjoi zhurma kur po hynte në shtëpi, Crabtree nxori armën dhe hyri në dhomën e Matildës për të parë se cfarë po ngjiste.

Kur e bija kërceu befas nga dollapi, Crabtree e qëlloi në qafë. Matilda Crabtree vdiq dymbëdhjetë orë më pas.

Një prej veçorive që kemi trashëguar nga evolucioni është frika që na shtyn ta mbrojmë familjen nga rreziku. Ishte ai impuls që e bëri Bobby-n ta nxirrte armën dhe ta kontrollonte shtëpinë për të parë mos kishte hyrë ndonjë keqbërës. Frika e bëri Crabtree të qëllonte para se të kuptonte plotësisht çfarë po ngjiste, dhe para se ta njihte zërin e së bijës.

Sipas biologëve evolucionistë, reagime të tilla automatike janë gdhendur në sistemin tonë nervor, sepse gjatë historisë së njerëzimit prej tyre vareshin jeta dhe vdekja. Ata kishin një rol kyç kur bëhej fjalë për mbrojtjen e trashëgimtarëve për ta siguruar vazhdimin e përcjellës së gjeneve në brezat e ardhshëm. Në rastin e familjes Crabtree, kjo tingëllon si ironi e hidhur.

Për mirë ose për keq, të gjitha përvojat vetjake dhe reagimet ndaj tyre ndikohen jo vetëm nga gjykimet racionale, por edhe nga historia e pararendësve tani që nga kohët më të lashta.

Në pak fjalë shpesh përballemi me dilema të kohëve modern me të njëjtin repertor emocional të kohës së akullnajave…

*Inteligjenca Emocionale – Daniel Goleman (Shtëpia Botuese “Pema”)