Highlight Storie Inspirimi

Pse ka vdekur “Deti i Vdekur”?!

Deti i Vdekur

Është deti më i kripur, pika më e ulët e tokës, pa asnjë formë jete dhe, për disa, më i shëndetshmi në botë. Gjatë shekujve është quajtur Deti i Qelbur, Deti i Djallit dhe Liqeni i Bitumit.

Fëmija i vogël ishte duke e shfletuar atlasin e botës dhe vëmendjen ia tërhoqi një emër i një deti të quajtur “Deti i Vdekur”!

Pa menduar shumë, prindit të vet i tha:

Pse ka vdekur deti? Kush e mbyti atë?

Prindi i tij buzëqeshi dhe të birit i tha: Deti i Vdekur gjendet me një ultësirë, apo është pika më e ulët e Tokës, ku në të derdhen ujërat e shiut dhe të lumenjve.

Ngaqë deti ndodhet në një pikë kaq të ulët, uji i tij nuk ka ku të derdhet, prandaj mund të largohet vetëm me anë të avullimit, dhe për këtë shkak, në të është rritur niveli i kripës dhe janë përqendruar kripërat dhe mineralet, e kjo gjë, në të e mbyti jetesën e krijesave të detit!

Peshku nuk mund të jetoj në të, e as njeriu të pijë nga ai ujë!

Kështu që atë e mbyti egoizmi, ai vetëm se merr dhe nuk jep gjë!

Mësim për meditim:

Disa zemra janë si Deti i Vdekur, të tjerëve nuk ju japin gjë, prandaj në to, nuk jetojnë ndjenjat e dashurisë dhe mirësisë!!!

Nga arabishtja: Irfan Jahiu