Highlight Kura natyrale Shëndeti

Pse duhet ta përdorni vajin e kanellës?

kanella

Kanella vjen nga lëvorja e pemës Cinnamomum e cila është vendase në Azi dhe gjithashtu mund të gjendet në Indi, Sri Lanka, Brazil dhe Madagaskar.

Kjo aromë e fuqishme është përdorur mjekësisht në mbarë botën për mijëra vjet. Në mesjetë, interesi për kanellën në Evropë u rrit, dhe ky u bë produkti bazë i tregtisë ndërmjet Lindjes së Mesme dhe Evropës. Ky lloj i erëzave ishte më i vlefshshëm se ari, dhe ajo u mbajt dhe transportohej me një përcjellje të armatosur.

Shija e saj ekzotike e ka bërë tërë botën të magjepsur me kalimin e kohës, dhe kjo është kryesisht për shkak të atributeve të shumta shëruese.

Megjithatë, përfitimet e plota të kanellës mund të merren përmes formës së saj më të fuqishme – vaj kanelle.

Ky vaj ka veti të shumta shëruese si:

– Vaji i kanellës është një pastrues i madh i gjakut;

– Parandalon shfaqjen e puçrrave në fytyrë;

– Përmirëson rrjedhën e gjakut dhe parandalon gungat;

– Ulë presionin e gjakut;

– Rregullon nivelet e sheqerit në gjak;

– Shkatërron bakteret në traktin urinar;

– Zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër;

– Lufton infeksionet me kërpudha (candida);

– Vepron si një parandalues nga kanceri në zorr;

– Zvogëlon fryrjën në stomak dhe përmirëson tretjen;

– Ndihmon me fytin e ftohtë dhe të sëmurë;

– Është diuretik i shkëlqyeshëm;

– Vepron si një nxitës (ajo rrit epshin).

Për të përgatitur vajin e kanellës ju duhen:

– Disa shkopinj kanelle ( 5-6 shkopinj për ½ litra vaj )
– Vaj ulliri i pastër ( i pa rafinuar)

Mënyra e përgatitjes:

1. Vendosni shkopinjët e kanellës në një kavanoz dhe mbulojini ato me vaj ulliri deri sat ë mbulohen tërësisht.
2. Mbylleni kavanozin dhe lërëni në temperaturë dhome të mbyllur për 3 jave.
3. Jeni të sigurtë që ta tundni kavanozin cdo ditë.
4. Pas 3 jave largoni shkopinjët dhe përdoreni vajin për ushqim ose për përdorim të jashtëm. Mund ta përdorni ku të doni por e mira e së mirës është ta pini 1-2 lugë në mëngjes ose mbrëmje. /Unik Portal/