Highlight Natyrë & Turizëm

Pse çaji është pija më e pëlqyer në Angli?

Londër

Nëse keni pasur rastin të vizitoni një kafene në Londër atëherë me siguri keni vënë re numrin e madh të personave që pëlqejnë çajin para kafesë. Por sado që britanikët pëlqejnë çajin ka një arsye se pse kjo pije u bë kaq e famshme.

Për shumë njerëz që mendojnë që Kina është faktori kryesor për popullaritetin e çajit në botë, në Angli, në fakt një grua portugeze ishte ajo që filloi këtë trend që shekuj më vonë do të bëhej definim i një kulture.

Në vitin 1662, Catherine e Braganzas (vajza e mbretit të Portugalisë) u fejua për Charles II (monarku i Anglisë), duke e bërë atë mbretëreshën e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës. Siç ishte zakon në atë kohë, dora e Catherines në martesë shoqërohej nga një ‘dhuratë’ e madhe, e cila (përveç pasurisë së saj) përfshinte edhe çajin nga qytetet e shquara të Tangier dhe Bombej. Në fund të fundit, çaji ishte tashmë popullor në mesin e aristokracisë në Portugali për shkak të tregtisë së drejtpërdrejtë me Kinën.

Në kohën e ardhjes së Catherines në Angli, çaji u përdor vetëm për qëllime mjekësore, por kjo nuk e ndaloi mbretëreshën të vazhdonte përdorimin e tij. Kështu njerëzit kopjuan mënyrat e saj të të jetuarit.

 

Përfundimisht, pirja e çajit u bë kaq e popullarizuar në Angli se tani është e vështirë të imagjinohet se njerëzit britanikë po bëjnë ndonjë gjë tjetër përveç që me kënaqësi të gëzojnë një gotë çaji.