Highlight Të tjera

Pse Botës nuk i duhet barazia?

Bota sot ka nevojë për drejtësi më shumë se për barazi. Edhe pse fjalët barazi dhe drejtësi përdoren shpesh në mënyrë të ndërsjellë, ato kanë kuptime paksa të ndryshme. Ndërsa barazia po i trajton të gjithë të njëjtë, drejtësia u jep të gjithëve atë që duhet për të pasur sukses.
Meqenëse koncepti i barazisë dhe drejtësisë mund të duket i vështirë për tu përcaktuar, Unik Portal ju shpjegon se ku qëndron dallimi.

Pse Botës nuk i duhet barazia?

Të gjithë kanë fuqitë dhe dobësitë e tyre;

Ta bësh një kampion shahu të garojë me një alpinist malesh, në një garë për të ngjitur malin, duket sikur një mundësi e barabartë, për shkak se vështirësitë mbesin të njëjta për të dy garuesit. Mirëpo në fakt, nuk është e drejtë, pasi që alpinisti natyrisht që do të jetë në avantazh.

Është toksike të krahasosh dobësitë e të tjerëve me fuqitë e juaja, dhe anasjelltas.

Të trajtosh të tjerët me të drejtë është më e rëndësishme se ti trajtosh si të barabartë;

Karl Marx tha “për çdo kë sipas aftësisë së tij, për çdo kë sipas nevojës së tij”. P.sh: një i sëmurë ka nevoja të tjera se një njeri i shëndoshë. Prandaj të trajtosh të tjerët me drejtësi është më e rëndësishme se ti trajtosh të gjithë të barabartë.

Drejtësia motivon njerëzit, jo barazia;

E zëmë që në një fabrikë të gjithë punëtorët trajtohen njëjtë. Kjo do të thotë që një punëtor nuk përjashtohet edhe nëse ka punuar shumë më pak se një tjetër. Kështu punëtorët e tjerë do të shuanin interesin e tyre për punë, sepse vlerësimi mungon.