Highlight Shëndeti

Pse agjërimi është i dobishëm për tru?

agjërimi

Trurit të njeriut nuk i mbaron kurrë memoria. Një konstelacion i përvojave, shpresave, ëndrrave dhe njohurive të kaluara, duke marrë të dhëna nga bota e jashtme. Shkencëtarët i referohen trurit si gjëja më komplekse në univers, duke sfiduar aktualisht përkufizimin, dhe një gjuhë shkencore për të përshkruar atë që bën.

Megjithatë, ne njohim disa gjëra në lidhje me atributet e tij fizike. Truri përmban rreth 70 miliardë neurone dhe mbi 200 trilion lidhje midis tyre. Është aktiv metabolikisht (kërkon më shumë energji për njësi peshe) se cdo organ  tjetër në trup. Kështu,derisa peshon pak më shumë se 1300 gram – vetëm një pjesë e peshës së trupit të njeriut , ai  merr 20 deri në 30 përqind të prodhimit të zemrës çdo sekondë.

Truri ka nevojë për sheqer dhe sigurisht ai do ta kërkojë atë. Pra, nuk është çudi që ne duam vazhdimisht sheqer.  Duke agjëruar për një muaj ju bëni metabolizmin tuaj që të përdorë më shumë ketonet.

Ketonet prodhohen në mëlçi, nga yndyra. Ata pastaj konsumohen si lëndë djegëse në trup, duke përfshirë edhe trurin. Kjo është e rëndësishme pasi truri është një organ i uritur që konsumon shumë energji çdo ditë, dhe nuk mund të ushqehet, furnizohet direkt nga yndyra. Mund të funksionojë vetëm me glukozë … ose

Pra në Ramazan truri ynë nuk kalon plotësisht në përdorimin e trupave ketone. Kështu gjatë ditës mund të hasim në vështirësi për t’u përqendruar.

Trupat ketone kanë treguar të kenë dobi në dy çrregullime neurologjike: epilepsi dhe sëmundjën  e Alzheimerit. E ashtuquajtura “dietë ketogenike”, e cila përdoret tek fëmijët, është një shtesë dietetike e sheqerit dhe me yndyrë të lartë që e detyron personin të përdorë organet ketone si burim primar energjie.

Agjerimi paraqet paradigmën ideale të modifikimit të sjelljes dhe modifikimi i sjelljes rezulton në kursin rreth 30 ditë. Psikologjia e shprehive është e plotë, por në mesin e përfitimeve nga këto, ato janë të efektshme mendërisht. Kjo do të thotë që mund të bëni gjëra të tjera paralelisht gjatë kryerjes së zakonit. Ramazani paraqet idealin “udhëzues të zakonshëm për veten” ose “modelin”, të cilin mund ta përdorim për të ndryshuar gjithë jetën tone.

Në këtë mënyrë edhe duke bërë trurin më të frreskët më të shëndetshëm, të rikthejmë kujtesën, përqëndrimin dhe fokusin.