Highlight Yoga

Provoni këto 3 pozita të Yoga-s për gjumë më të mirë

yoga

Pagjumësia është një  simptomë shumë e zakonshme të njerëzit. Para se të mendoni të merrni hapa gjumi ose të kosnultoheni me mjekun tuaj, provoni këto 3 pozita të Yoga-s që do të lehtësojnë shumë simtomat e gjumit të çrregullt.

 

Yin Yoga është një mënyrë e shkëlqyer qe do t’ju ndihmoj ti kaloni këto simptoma.

Yin Yoga ndihmon duke stimuluar energjinë tuaj dhe linjat trupore për të vendosur një ekuilibër.

Ja disa llojë të praktikave të meditimit që mund t’ju ndihmojnë për  gjumë më të mirë!

 

Anahatasana

Zgjatni duart tuaja dhe rrini në gjunjë. Shtrini duart aq sa mundeni, njëjtë sic po e shihni në foto. Shtrini plotësisht krahët tuaj dhe lejoni Kohen tuaj të mbërrij deri në dysheme, duke i dhënë mundësinë gjoksit të liroj plotësisht pjesën muskulore. Qëndro 3-5 minuta.

Ky ushtrim është i përshtatshëm  sidomos për qetësimin e zemrës . Kur zemra është e dobët ose e shqetësuar, shqetëson mendjen, duke shkaktuar probleme me gjumin.

 

Upavistha Konasana

 

Uluni dhe zgjeroni këmbët aq sa të ndjeni ndjesi të butë përgjatë këmbëve tuaja.  Vendosni duart para jush dhe lundroni përpara, butësisht rrumbullakosni shpinën. Uluni në një batanije të palosur sepse kjo ju ndihmon ngritjen e legenit përpara dhe mbështetni krahët/kokën në një jastëk që  mund të sigurojë qetësi shtesë. Qëndroni 3-5 minuta ose më shumë. Ky pozicion synon të relaksojë mëlçinë.

 

Kthesë e thjeshtë