Highlight Lifestyle

Profesionet më të leverdishme për gruan në vitin 2020

Përzgjedhja e profesionit adekuat gjithmonë është e vështirë, në veçanti për gratë. Por, ka disa profesione që do të jenë shumë të kërkuara dhe që favorizojnë gruan për vitin që vjen.  Unik ka bërë përzgjedhjen e 7 profesioneve që do të jenë me shumë leverdi për femrat gjatë vitit 2020.

  1. Sonografe mjekësore

Përparimet në teknologji kanë krijuar një kërkesë në rritje për sonografi mjekësore. Kjo fushë vazhdon të zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe kërkesat për ta avancuar atë po rriten vazhdimisht.

  1. Gjeoshkencë

 

Derisa furnizimet tona me gaz dhe naftë kanë filluar të pakësohen, njerëzit kanë filluar të përqendrohen në gjetjen e burimeve më natyrale. Kjo do të thotë se në vitet e ardhme do të rritet dukshëm nevoja për gjeoshkenctarë të rinj. Ka gjasë që do të ketë projekte të shumta të reja në vitin 2020 që do të kërkojnë udhëheqës dhe anëtarë të ekipit.

 

  1. Inxhiniere mjedisore

Derisa bota po ndryshon çdo ditë, e bashkë me të edhe komunitetet kudo nëpër të, shtetet e zhvilluar vazhdimisht janë në kërkim të ideve dhe mënyrave se si të përmirësojnë ambientin  e tyre dhe të jenë vend komod për banoret e tyre. Në interes do të jenë në veçanti projektet e gjelbra, prandaj hidhni një sy kësaj fushe për të qenë e kërkuar në tregun e punës në vitet në vijim.

 

  1. Veterinere

Çdo ditë shohim më shumë njerëz të lidhur me kafshë dhe po ashtu nga ata që vendosin të adaptojnë kafshë të ndryshme. Padyshim qe veterineria do të jetë një fushë në rritje e sipër, prandaj rekomandohen femrat që ta zgjedhin si profesion me qëllim që të jenë favorite në tregun e punës.

 

  1. Edukimi shëndetësor

Edukimi shëndetësor ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, por kohët e fundit është rritur edhe më shumë një ndjenjë ndërgjegjësimi. Kërcënimi nga viruset vdekjeprurëse sigurisht që ka ngjallur nevojat për më shumë edukatorë shëndetësor. Dhe, pa dyshim që këtë punë femrat mund ta bëjnë shumë mirë. Prandaj, mos e ndani nga mendja këtë, ky profesion mund të bëhet profesioni i ëndrrave për ju.

 

  1. Inxhinieri biomjekësore

Inxhinieria biomjekësore është një tjetër sektor që po ndikohet shumë nga teknologjia. Me një karrierë në këtë fushë, ju mund të punoni në të gjitha llojet e ideve dhe përpjekjeve të reja.

 

 

  1. Specialiste të kujdesit për lëkurë

Kujdesi për lëkurën po rritet çdo ditë prandaj në të ardhmen do të duhen më shumë specialist, që do të ndihmojnë njerëzit të kenë lëkurën që duan. Femrat që hyjnë në këtë profesion do të kenë shumë punë në trajtim,in e rrudhave, akneve dhe kujdes I përgjithshëm të lëkurës për shumë njerëz që I kanë këto probleme në botë.