Highlight Të tjera

Procesi i fuqishëm i parafytyrimit

paraftyrimi

Për shekuj me radhë, përfytyrimi është një proces që është mësuar nga të gjithë mësuesit dhe avatarët e mëdhenj, përfshirë edhe mësuesit e mëdhenj të ditëve të sotme.  Përfytyrimi është kaq i fuqishëm sepse, ndërsa ti krijon në mendje imazhet ku e sheh veten duke zotëruar gjërat që dëshiron, në të vërtetë je duke gjeneruar mendime dhe ndjenja sikur i ke ndërkaq ato gjëra. Përfytyrimi  është thjeshtë një mendim i përqendruar fort tek imazhet, prandaj dhe shkakton ndjenja e fuqishme. Kur përfytyron, e emeton atë frekuencë të fuqishme në Univers. Ligji i tërheqjes e kap atë sinjal të fuqishëm dhe i kthen imazhet tek ti, pikërisht siç i ke përfytyruar.  E meqë është ndjenja ajo që e krijon tërheqjen, jo vetëm tek imazhi apo mendimi, shumë njerëz mendojnë “Nëse kam mendimet pozitive apo nëse përfytyroj të kem atë që dua, kjo do të mjaftojë. Por, nëse e bën këtë dhe nuk e ndien ende bollëkun, nëse nuk e ndien dashurinë  apo gëzimin, kjo nuk mjafton për të krijuar fuqinë e tërheqjes.

Ka disa elemente që vihen në  lëvizje kur ju përfytyroni. Kur sheh dhe e ndien imazhin në mendjen tënde, zhvendosesh në një vend ku beson se do ta kesh atë që dëshiron. Gjithashtu ti shfaq edhe besim tek Universi, sepse përqendrohesh te rezultati përfundimtar dhe përjeton atë çka do të ndiesh, pa e vrarë mendjen se si” do të vijë kjo gjë. Imazhin që ke në mendje e sheh si të realizuar. Ndjenjat e tua e shohin sit ë realizuar, Mendja dhe gjithë qenia jote e shohin sikur tashmë ka ndodhur.

Kur të ndiheni kështu, ju jeni duke e përjetuar artin e përfytyrimit.

Të gjithë kemi më shumë fuqi dhe mundësi nga ç’mendojmë, ndërsa përfytyrimi është një prej këtyre fuqive të mëdha. Ndryshimi i vetëm mes njerëzve që jetojnë në këtë mënyrë, në magjinë e jetës, dhe atyre që nuk jetojnë kështu, është se ata që jetojnë në magjinë e jetës e kanë bërë këtë një zakon. E kanë bërë zakon përdorimin e ligjit të tërheqjes dhe i ndjek magjia kudo që shkojnë, sepse kujtohen ta përdorin, e përdorin gjithë kohën, jo vetëm në një rast