Highlight UNIK +

PREJ SOT TI TROKET NË DYERT E NJË VETËDIJE TË RE!

vetëdije
Sheki Useini

Mendimtarë i lirë

Gjithçka fillon me të ashtuquajturin  « hapin e parë ». Po ashtu kjo ndodhë edhe te rrugëtimi drejt një vetëdije të re për një jetë me më tepër baraspeshë, rehati, mirëkuptim, paqë dhe sukses. Në kontekst me këtë të lutem lejo vetes pak të mendon edhe për këtë që shkruaj në vazhdim të këtij teksti.

Çdo person që ndeshë apo takon në jetë është ai apo ajo personi i duhur ! Por çka do të thotë kjo ? Kjo do të thotë se asnjë person nuk futet në jetën tonë rastësisht. Besoj se tanimë « njeriu i ri » e ka bukur të qartë se ajo që ne e quajmë « rastësi » është joekzistenciale. Të gjithë njerëzit që na rrethojnë, të cilët komunikojnë apo veprojnë me ne, qëndrojnë aty për diçka : ose për të na mësuar diçka ose për të na mundësuar lëvizjen tonë në vazhdim në situatat e mëtejme në procesin e jetës.

Pastaj tento të mendon pa hamendje se : « Ajo që ndodhë, është e vetmja gjë që mund të ndodhë apo të ndodhte ». Asgjë, pikërisht asgjë nga ajo që neve na ndodhë, do të kishte qenë ndryshe. Mos u lodhë me këtë ! Bile as edhe me detajin më të vogël. Thjeshtë largoju nga të menduarit se : « Po ta kisha bërë këtë….atëherë do të kishte qenë ndryshe apo do të ishte bërë ndryshe..» Jo, ajo që ndodhë, është e vetmja  që mund të ndodhte dhe duhej të ndodhte, që ne të mundemi ta mësojmë leksionin tonë, me qëllim që të lëvizim përpara. Kjo vlenë për të gjitha situatat veçmas, të cilat na ndodhin në jetë, edhe pse ndodhë që mendja jonë me egon e saj ta kundërshtojnë dhe mos e pranojnë këtë.

« Çdo moment në të cilin fillon diçka, është momenti i duhur » ! Gjithçka fillon në momentin e duhur, as më herët e as më vonë. Nëse për këtë jemi të gatshëm, që diçka e re të ndodhë në jetën tonë, është pikërisht tanimë ai moment dhe ai vend për të filluar. Ne kemi shprehi të mendojmë se : « ..po të më kishte ndodhur kjo më herët, atëherë… » ; ose edhe : « ..ai nuk ishte momenti i duhur… ». Të jesh i akorduar me atë se : « çdo moment në të cilin fillon diçka, është çasti i duhur », do të thotë të qëndrosh në pulsin e duhur që synon jeta dhe nga kjo mund të nxjerrësh përvoja tejet dobiprurëse në rrugëtimin e mëtejmë.

Ja pra në fund edhe diçka shumë të thjeshtë : « Ajo çka ka përfunduar, është e përfunduar » ! Por çka është mesazhi i kësaj? Nëse diçka në jetën tonë përfundon, ajo i shërben zhvillimit tonë në vazhdim. Për këtë arsye është e rëndësishme që të lëshosh barrën e ndodhive nga e kaluara dhe të lëvizësh përpara, i pasuruar me përvojën e duhur, pra me përvojën që ta ka dhuruar jeta e deritanishme.

I nderuari lexues, unë besoj se kjo nuk është rastësi që ti lexon pikërisht këtë tekst tani. Ndeshja jote me këtë tekst, pikërisht sot, ndodhë me një arsye të rëndësishme : ti i plotëson kushtet për hapin e parë drejtë një vetëdije të re për një jetë të mbushur me vlera të shumta dhe ti e kupton përfundimisht se bile as edhe një pikë shiu nuk pikon gabimisht kudo qoftë në këtë Botë në një vend të gabuar.

Prej tani e tutje të lutem sinqerisht t`i drejtohesh vetes me afirmimet që vijojnë dhe të kënaqesh me efektin që reflektohet na energjia e tyre :

 

Unë i lejoj vetes të jem mirë…

Unë i lejoj vetes të jem i lumtur pafund…

Unë i lejoj vetes që punët të më shkojnë mirë…

Unë i lejoj vetes të dashurojë me tërë kapacitetin që kam…

dhe

Unë besoj thellë se çdo ditë në jetën time është një ditë e dhuruar !