Highlight Yoga

Pozita të Yoga-s që mund ti bëni në zyre!

Yoga-s

Nuk është çudi që qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës në tavolinën e punës dhe orët e gjata duke punuar në kompjuter e diktojnë negativisht shëndetin tonë. A po e diskutoni vazhdimisht këtë, por s’po ndërmerrni asgjë për të ndryshuar stilin tuaj të punës dhe jetës.

Ajo çfarë propozon Unik Portal është Yoga në zyre, disa minuta në ditë.

Janë 5 pozita shumë të përshtatshme të Yoga-s, që do t’ju bëjnë jo vetëm të thyeni monotoninë e ditës në punë,por edhe të ndikoni pozitivisht në mendjen dhe trupin tuaj.

Derisa jeni ulur në karrigen  tuaj të punës, drejtohuni, ngrini duart larë dhe merrni frymë thellë. Mbushuni frymë thellë,lirojeni ngadalë. Gjatë kohës që lironi frymën përkuluni pakëz në pjesën e përparame. Kur mbusheni frymë, drejtojeni sa më shumë shpinën tuaj dhe provoni të ndjeni çdo sekondë të kësaj  gjendjeje.

 

Edhe pozita e dytë e Yoga-s që ju prezantojmë sot është  ulur në karrige. Mbani shpinën tuaj drejtë dhe kthehuni në anën  tuaj të djathtë. Mbushuni frymë dhe lirojeni ngadalë duke u drejtuar. Përsëriteni këtë veprim edhe me anën tuaj të majtë.

 

Duke qëndruar me orë të tëra në punë, në pozitën e njëjtë, kyçet tuaja mund të pësojnë dëmtime afatgjate. Për të evituar këtë gjë, drejtohuni në karrigen tuaj dhe përqendrohuni tek lëvizjet e duarve.