Highlight Yoga

Pozita e “Hero” në Yoga

hero

Pozita e “Hero” në Yoga është ideale për ata që punojnë gjatë dhe ju bie të rrinë shumë në këmbë.

Kjo pozitë ndryshe njihet me emrin “Virasana” dhe  është një balsam për këmbët e lodhura në fund të ditës, si dhe një alternativë tjetër e meditimit ulur.

Gjunjëzohuni në dysheme, vendosni një batanije në mes të kofshëve nëse iu duket e nevojshme.

Uluni drejt dhe prekni gjunjët tuaj njëri me tjetrin. Gishtat e mëdhenj të të dy këmbeve mundohuni ti orientoni nga njëri tjetri, duke i shtypur.

Trupin  mbajeni shumë drejtë dhe gjoksin pakëz përpara.

Pastaj vëni duart tuaja në prehër.

Ktheje shpatullat tuaja në shpinë mbi brinjën e pasme dhe ngre majën e sternumit si një luftëtar krenar. Zgjasni kordonët dhe lironi shpatullat nga veshët.

Rrini  në këtë pozitë nga 30 sekonda në 1 minutë. Zgjatni  gradualisht qëndrimin tuaj deri në 5 minuta. Për të dalë, shtypni duart mbi dysheme dhe ngrini butonat tuaja, pak më lartë se  këmbët.