Highlight Storie Inspirimi

Po, unë pëlqej të bëj gjërat vetë, dhe nuk jam e çuditshme!

gjëra

Nëse së fundmi keni blerë një biletë për të shkuar e vetme në kinema,mos u ndjeni keq, lirisht tregoji mikes tënde të ngushtë. Edhe nëse ajo të shikon çuditshëm, mos u ndje keq për këtë. Ndoshta ajo do t’ju thotë se është dashur ti tregoni, dhe kështu do të kishit shkuar bashkë.

Por,pa hezitim thuaj që ke pasur nevojë të rrish me vetën tënde.

Shumë njerëz të qëndruarit vetëm e konsiderojnë të rrezikshme. Por përse ndodhë kjo?

Personat që pëlqejnë të rrinë vetëm nga të tjerët konsiderohen të vetmuar dhe të çuditshëm.

E para, vetëm kështu ju zhyteni thellë në brendinë tuaj për të dëgjuar shpirtin tuaj dhe për të bërë një bisedë me vetën. Ju përfundimisht do të dëgjoni mendimet tuaja, dhe do të analizoni rrugëtimin tuaj të jetës duke spikatur ato që duhet të ndryshoni.

Pse mund të duket e gjithë kjo sikur ankth?

Të dilni vetëm nuk nënkupton që ju jeni të vetmuar, as nuk nënkupton që ju nuk keni miq.  I bie që ju thjeshtë nuk jeni në humor për tu marrë me të tjerët dhe që më me dëshirë doni të shpenzoni kohë për vetën tuaj.

Nuk ka lidhje nëse doni të shkoni në kinema, të pini një kafe apo thjeshtë të lexoni një libër buzë lumit. Është zgjedhja juaj.

Mos u ndje keq për këtë.  Nuk do të duhej. Ju thjeshtë po i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj dhe kjo që nuk është e çuditshme. Ajo çka po bëni nuk duhet të ju dekurajoj dhe t’ju reduktojë shanset që ju të përjetoni lumturinë me vetën tuaj.

Sepse, kur jeni vetëm ju eksploroni shpirtin tuaj. Është çelësi për vetë-rritje. Ju e mësoni vetën si të shkoni rrugës tuaj. Ju jep shanse të kuptoni dhe detoksikoni vetën nga  turbulencat e kësaj bote dhe të mendoni për gjërat që do ta bëjnë jetën tënde më të bukur.

Mos u ndjeni keq kur keni nevojë të jeni vetëm. Dilni ecni, shijojeni një kafe në kopshtin e shtëpisë tuaj, vetëm për vete.

Mos mendoni për atë që të tjerët do të mendojnë për ju.

Nëse doni të bëni diçka, thjeshtë bëjeni. Së fundi ju jeni i vetmi njeri që mund ta lumturoni vetën tuaj. Kështu që vazhdoni. Vetja juaj do t’ju falënderoj për këtë.