Highlight Natyrë & Turizëm

Plazhi i kaltër, vendi ideal për pushime në Turqi

Blue Lagoon

Plazhi “Blue Lagoon” në Turqi është një vend i mrekullueshëm dhe  ndër më të njohurit në këtë vend. Ngjyra e kaltër e mbyllet e ujit të detit është ndër karakteristikat kryesore të këtij plazhi, se bashku me pjesën historike.

Ky është një vend i qetë, aspak i zhurmshëm, ideal për persona që kanë punuar në mënyrë aktive gjatë gjithë vitit dhe kanë akumuluar shumë stres.

Oludeniz ndodhet në qytetin Fethiye në provincën Mugla dhe distanca deri te plazhi është 13 km. Ndonjëherë pushuesit në Marmaris, Bodrum dhe Antalia vijnë për të kaluar një ditë në plazhin e bukur unik për ngjyrën unike të detit.

 

 

Ka tri zona pa pagesë dhe mund të notoni pa asnjë rrezik. Nëse kërkoni më shumë atmosferë intime ju duhet të vizitoni plazhin e Kidrakut, i cili kurrë nuk është i mbushur me njerëz, edhe kur turistët në plazhë tjera “vlojnë”.

Pushimet e juaja në këtë zonë nuk do ti harroni kurrë dhe përsëri do të doni të shkoni në vendin ku gërshetohet bukuria natyrore me historinë  e lashtë të qytetit të braktisur Kayakoy.

Shëtitorja e këtij plazhi është e mrekullueshme dhe turistet kalojnë çdo ditë andej. Kur mbaron koha e plazhit turistet i pret jeta e natës në lokalet që gjenden në rrugën kryesore të Oludenizit.

Aty do të gjeni edhe një mori zgjedhjesh për dhuratat që do t’iu dërgoni më të dashurve tuaj.

Këtu do të gjeni qetësinë, relaksin dhe ujin e pastër…

Siguria është në nivelin më të lartë dhe juve ju mbetët të  brengoseni vetëm për pushimet dhe qetësinë tuaj…