Highlight Receta

Pitja me molla, ëmbëlsira më e preferuar i amerikanëve!

pitja me molla

Një nga desertët më të preferuara të amerikanëve është pitja më molla, sidomos për rastet kur familja bëhet bashkë për festa dhe në kohën e kremtimit të krishtlindjeve.

Por ju mund të shijoni një copë pite të shijshme me mollë në çdo kohë, duke ndjekur hapat e përgatitjes në këtë shkrim.

Pitja me molla është ëmbëlsira më e preferuar e amerikanëve.

E tëra që ju duhet është:

Dy peta të gatshme

¼ filxhan gjalpë e pakripur

3 lugë miell

¼ filxhan uji

½ filxhan të sheqerit ngjyrë kafe

8 mollë

Përgatitja:

Filloni duke ngrohur paraprakisht furrën tuaj në 220. Shkrini gjalpin në një tigan dhe ktheni miellin –për  të formuar një paste.

Shtoni ujë dhe sheqer ngjyrë kafe. Uleni temperature derisa përzieni.

Vendosni petën në tepsi dhe rëndit fetat e mollës. Mbuloje me petën tjetër dhe derdhni përmbi pastën e fituar nga gjalpi, mielli dhe sheqeri.

Pjekni për rreth 15 minuta në furrë të nxehur. Uleni temperaturën në 170 gradë. Tani  vazhdoni pjekjen për 35 deri 45 minuta, derisa mollët të zbutën.

 

​​