Highlight Kura natyrale Shëndeti

Pini lëng selino për një trup plot shëndet

lëng selino

Lëngu i selinos është një nga lëngjet më të fuqishme që mund të pini dhe provojeni ta pini për një kohë të gjatë çdo ditë.

Ky lëng i shëndetshëm është një tretës i mirë për organizimin tuaj dhe ju mbushin me energji.

Materiet ushqyese nga fibrat e selinos ndihmojnë në lëvizjen e zorrëve. Kështu selino ndikon në lirimin nga kapsllëku. Ndihmon në relaksimin e nervave.

Kaliumi dhe natriumi në lëngun e selinos janë rregullues të fortë, që stimulojnë prodhimin e urinës dhe kështu ndihmojnë trupin të heqë qafe lëngjet e tepërta.

Ky lëng ulë shtypjen e lartë të gjakut.

Hulumtimet tregojnë se konsumimi i përditshëm i lëngut të selinos për shtatë ditë ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Në anën tjetër mineralet dhe vaji eterik në selino kanë efekt qetësues te nervat, që është shumë e dobishme për ata që vuajnë nga pagjumësia. Niveli i lartë i magnezit ndihmon që të relaksoheni dhe të zhyteni në gjumë të thellë.Përgatitja e këtij lëngu dhe pirja e tij çdo ditë do t’ju ndihmoj të hiqni qafe peshën e tepërt.