Highlight Receta

Pica tost – një recetë e mrekullueshme

pica

E shpejtë dhe e lehtë. Një ndër recetat tona më të preferuarat për tu përgatitur kur nuk kemi shumë kohë. Të gjithë i duan ato!

Mund ti servoni anash me një sallatë të madhe, ose perime. Janë të lehta të përgatiten, të lehta të hahen.

Përbërësit:

6 copë bukë tosti;
6 lugë gjelle sos domatesh;
1 ½ e gotës mozzarella e grirë;
1 paketim suxhuk mini;

Mënyra e përgatitjes:

Nxeni furrën në 250 gradë. Shtroni bukët e tostit në një tepsi. Futni në furrë për 5 minuta.

Largoni nga furra dhe lyejini me sos domatesh. Shtoni kaçkavallin mozzarella të grirë, dhe suxhukun peperoni. Ktheni në furrë për 8 deri në 10 minuta ose deri sa kaçkavalli të jetë shkrirë.

Ju bëftë mirë, kjo recetë e pica tost!