Highlight Receta

Pica e shëndetshme me avokado dhe mozzarella

pica

Avokado, i pasur me përplot vlera ushqyese, mund të kthehet në një eksperiencë të mrekullueshme për shijen tënde. Edhe pse meksikanët janë njohur me këtë frut dekada më parë, tashmë njerëzit nëpër botë kanë kuptuar vetitë e shëndetshme që ky frut përmban.

Në fakt, e mira e këtij fruti, është se shkon shumë mirë edhe në receta të njelmëta por edhe në ato të ëmbla.

Ne në Unik Portal jemi të vetëdijshëm se sa i mirë është avokado, prandaj ju sjellim një recetë të shijshme.

Pica me avokado dhe mozzarella.

Përbërësit:

Brum për pica;
200 gram spinaq;
250 gram mozzarella;
1 avokado;
Kripë dhe piper;

Mënyra e përgatitjes:

1. Prejeni mozzarella-n në feta të holla. Qërojini avokadon dhe prejeni.

2. Shtroni fetat e mozzarella-s në brumin e shtrirë të picës, dhe mbulojeni me spinaq. Pastaj shtoni një shtresë tjetër me mozzarella dhe mbulojeni me avokado. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes.

3. Ngrohni furrën në 200 gradë dhe piqeni picën tuaj të shëndetshme për 20 deri në 30 minuta.

Ju bëftë mirë!