Ushqehu shëndetshëm

Pesë shije verore të avokados në zgarë

avokado

Sezoni i ushqimeve në zgarë tashmë ka ardhur dhe është koha të provoni gjëra të reja, siç është avokado në zgarë… Nëse deri më tani avokadon e keni përdorë vetëm në sallatë është koha që t’i provoni disa shije krejt ndryshe të avokados nga ato që i keni provuar deri më tani.  Avokado me aromën e tymosur të zgarës do t’ju bëjë për vete që në momentin e parë kur do ta shijoni.

Mënyra më e lehtë e përgatitjes se avokados në skarë është ta ndani atë në dy pjesë dhe lyeni me vaj ulliri, vendosni përmbi pakëz djathë dhe mëlmesa dhe lëreni në zgarë afër mishit. Shija që do ta marrë avokado është me të vërtetë e rrallë. Lëreni për 2-3 minuta dhe tashmë është i gatshëm për tu shijuar.

 

Një tost me avokado

Një recetë tjetër me avokado që po ashtu është e lehtë dhe e shijshme është prerja e avokados në feta të holla dhe skuqja e tyre lehtë në zgarë. Pastaj, fetat e avokados vendosni në një pjesë të hollë buke dhe vendosni erëzat e juaja të preferuara si dhe qepë të reja, domate të prera në pjesë të vogla, kopër të freskët, pipër dhe një vezë gjysmë të zier. Ky është një porcion shumë i pasur, që do t’ju mbaj me energji gjatë gjithë ditës.

Avokado i mbushur

Ndani përgjysmë avokadon dhe largoni me lugë pjesën e brendshme, jo të gjithën, ashtu siç po e shihni edhe në fotografi. Merrni domate, preni imët, majdanoz, qepë të grira imët si dhe djathë. Përzieni gjithë këta përbërës dhe mbushni avokadot. Mbani edhe për disa minuta në zgarë që të gjithë përbërësit të lirojnë aromat e tyre, për të krijuar një shije shumë shumë të mirë. Për këtë specialitet mund të përdorni edhe ushqimet e detit.

Sos i avokados nga zgara

Ndani gjysmën e avokados dhe lyejeni me vaj ulliri e lëng limoni. Fërgojeni për disa minuta në zgarë dhe merreni e copëtojeni sa më imët që mundeni. Bashkojeni në një enë me pjesën e freskët të avokados, sigurisht të prerë sa më imët. Shtoni sipas dëshirës suaj domate, majdanoz, lëng limoni  dhe spec djegës për të arritur një shije të ushqimeve meksikane.

Sallatë më avokado në zgarë

Nëse ende nuk jeni bindur se avokadon mund ta përdorni në forma nga më të ndryshmet në ushqimet e juaja, atëherë ju këshillojmë të provoni një sallatë super të thjeshtë me avokado të fërguar. Duke fërguar feta të holla të avokados ato do të marrin shijen e zgarës, shtojini tani perimet e freskëta dhe përbërës të tjerë aromatikë që i keni në qejf.

Avokado i fërguar për drekë

Deri më tani me siguri keni menduar se avokadon mund ta përdorni vetëm si desert ose ushqim shtesë në tryezën tuaj, por avokado fare lehtë mund të jetë ushqimi kryesor i drekës tuaj. Ndajeni avokadon në tri pjesë, fërgojeni në zgarë dhe kombinojeni me mishin tuaj të preferuar dhe perime të tjera po ashtu të bëra në zgarë. Kështu do të krijoni një shijë ta papërsëritshme.