Highlight Të tjera

Përsëriteni pas meje: Unë Mundem!

Unë mundem

“Besoni në veten tuaj, kur askush tjetër nuk e bën.”- Mary J. Blige

Jeta e përditshme ofron një mori sfidash dhe vështirësish që vazhdimisht përpiqen të na ulin poshtë.
Nëse keni një ëndërr të madhe që shpresoni ta realizoni, ju duhet të mësoni se si t’i përballoni ato sfida dhe të vetë-motivoheni, kështu që asgjë nuk mund t’ju mbajë larg ëndrrave tua.
Ne shpesh i tregojmë vetes dhe të tjerëve se çfarë do të bëjmë, planet tona, qëllimet dhe ëndrrat.

Por pas gjithë kësaj, nën atë shtresë të mendimit të vetëdijshëm, ne thjesht nuk besojmë se jemi mjaft të mirë.

Përsërit pas meje:
Unë mund ta bëj këtë.
Unë mund ta bëj këtë!
E vërteta është që ju jeni të mirë. Ju jeni mjaft të zgjuar, mjaft kreativ, mjaft të fortë dhe jeni të denjë për çdo gjë.

Ti mund ta bësh këtë.

Çfarëdo që të jetë kjo për ju, ju jeni mjaft të mirë, mjaft të mençur, mjaft kreativ dhe mjaft të fortë për ta bërë atë të ndodhë.
Nuk më intereson sa herë ju jeni rrëzuar, sa herë keni dështuar, ose sa të pakontrolluar jeni- ju keni atë brenda jush për të bërë diçka të pabesueshme të ndodhë në qoftë se ju do të bëni vetëm atë hapin e parë.
Është hapi i parë që është gjithmonë më i vështiri. Por pjesa më e bukur është, do të zbuloni se pas marrjes së hapit të parë, ju bëheni më energjik. “Unë mund ta bëj këtë”.
Pra, dilni atje dhe ndërmerrni atë hap të parë.