Dashuria Highlight

Përse duhet të jemi shumë të dhënë pas një personi tjetër?

dashuria

Arsyeja pse lidhja dashurore romantike është një eksperiencë kaq e gjallë, dhe kaq e dëshiruar botërisht,  është sepse duket që të çliron nga një gjendje e thellë frike, nevoje, mungese që është një pjesë e kushtit njerëzor në gjendjen e tij të pandriçuar dhe të papërmbushur. Kjo gjendje ka dimensionin e saj fizik dhe psikologjik.

Në nivelin fizik, natyrisht nuk jeni të plotë dhe as nuk do të jeni ndonjëherë…ti je një burrë se një grua, pra një gjysmë e së plotës. Në këtë nivel, kërkimi për të plotën, kthimi tek njëjësia, manifestohet si një tërheqje mashkull-femër, nevoja e mashkullit për një femrës dhe nevoja e femrës për një mashkull.

Është një kërkesë pothuajse e parezistueshme për bashkim me polaritetin e energjisë së kundërt. Rrënja e kërkesës fizike është shpirtërore, dëshira për një fund të dualitetit, një kthim te  gjendja e plotënisë. Bashkimi seksual është më I afërti që ti mund të arrish këtë gjendje në nivelin fizik. Kjo është arsyeja pse kjo është eksperienca, thellësisht më e kënaqshme që mund të ofrohet. Por, bashkimi seksual është vecse një përjetim i lehtë dhe i shpejtë i njëjësisë, një çast hareje.

Përderisa pavetëdijshëm kërkohet si mënyra drejt shpëtimit, je duke kërkuar fundin e dualitetit në nivelin e formës, ku nuk mund të gjendet. ty të jepet një shije parajse, por nuk të lejohet të jetosh aty, dhe gjen veten përsëri në një trup të veçuar.

Në nivelin psikologjik, ndjenja e mungesës dhe e paplotësisë është më e madhe se në nivel fizik. Për aq kohë sa identifikohesh me mendje, ti ke një ndjenjë të jashtme të vetes, Pra, ti e gjen kuptimin e vetës nga gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me atë që ti je, rolin tënd në shoqëri, ato që zotëron, dukja e jashtme, sukseset ose falimentimet, besimi e të tjera. Kjo vetvete false e krijuar nga mendja, egoja, ndien pasiguri dhe është gjithnjë në kërkim të gjërave të reja për tu identifikuar, për të dhënë ndjenjë që  ekziston. Por asgjë nuk është e mjaftueshme  për t’i dhënë përmbushje të përhershme frika e saj qëndron  tek  ndjenja e mungesës dhe nevojës.

Por, atëherë ajo lidhje e veçantë vjen. Duket si përgjigja e të gjitha problemeve të egos dhe të plotësimit të nevojave.

Ti ke vetëm një pikë të rëndësishme që i zëvendëson të gjitha, që i jep kuptim jetës tënde dhe nëpërmjet së cilës ti përkufizon identitetin tënd, personin më të cilin je në DASHURI.