Highlight Lifestyle Ushqehu shëndetshëm

Përqëndrimi në ushqim të ndihmon të shijosh atë

ushqim

Këshillat e Wattles mbi të ushqyerit

Njëriu që ka mësuar shumë njerëz mbi mënyrën e pasurimit, shkrimtari i njohur amerikan, Wallace Wattles, ka dhënë po ashtu një teori interesante mbi të ushqyerit.  Kjo konsiderohet si një këshillë e mrekullueshme mbi të ngrënit. Wattles këshillon që, kur të jemi duke ngrënë, të përqendrohemi tërësisht te përtypja.

Përqendrohuni të provoni ndjesinë e ngrënies së ushqimit dhe mos lejoni që mendja të shpërqendrohet  në gjëra të tjera.

Jini i pranishëm në trupin tuaj dhe shijoni të gjitha ndjësitë  e përtypjes së ushqimit në gojë. Provojeni sapo të hani. Kur të jeni plotësisht i pranishëm gjatë ngrënies, shija e ushqimit është vërtet e mrekullueshme ndërsa kur e lejon mendjen të shpërqëndrohet, shija praktikisht zhduket.

Pra nëse do të hani ushqimin plotësisht të përqendruar në përvojen e kënaqshme të të ngrënit, ushqimi përthithet përsosmërisht në trupin tonë dhe si rezultat ai duhet të jetë në perfeksion.