Highlight Kura natyrale

Përfitimet shëndetësore të geraniumit

geraniumi

Geraniumi është bimë shumë vjeçare që rritët në vise malore, por ju mund ta kultivoni edhe në kopshtet tuaja.

Ashtu si lulja edhe fletët përdoren për mjekim dhe shërim. Vetitë e saj shëruese shkojnë aq larg saqë mjeku popullor gjerman, Rudolf Brojs e rekomandon edhe për qiftet që vuajnë nga infertiliteti.

Përgatitja:

Një lugë e vogël e geraniumit e tharë përvëlohet me 125 ml, një gotë për një person, e leni 10 min,e kulloni dhe e pini të ftohtë pa sheqer dhe duke e shijuar.

Kjo bimë është e pasur  20%, fllovonoide, pektine gjithashtu ka edhe vajra eterikë dhe ka fuqi të madhe të ndihmoj në ndalimin e te gjitha gjakderdhjeve te ndryshme gjithashtu përdoret për qetësimin e zemrës, forcon organizmin ndihmon  në pastrimin e veshkëve, pastrimin nga toksinat dhe rregullon problemet me gjumin.

Çaj për çdo sëmundje;

10g bimë të terur e përvëlon me 2 dl ujë.

Lëreni 30 minuta dhe kullojeni. Pijeni nga një gotë në mëngjes para buke, kurse një tjetër gjatë ditës.

Rekomandohet që pasi ta konsumoni për  10 ditë, të pushoni 5 ditë dhe të vazhdoni përsëri. /Unik Portal/