Highlight Të tjera

Përballo ankimet në mënyrën më të mirë

ankimet

Kur duam t’i bindim të tjerët për mendimet tona, kemi vesin e të folurit gjithmonë tepër. Ndërsa, do të ishte më mirë t’i linim të tjerët të flisnin, duke na komunikuar idetë dhe opinionet e tyre. Edhe nëse nuk jemi të të njëjtit mendim, nuk është asnjëherë e këshillueshme që t’i kundërshtojmë apo ndërpresim; nëse bashkëbiseduesi ynë ka akoma gjëra për të na thënë, ai nuk do t’u vërë veshin fjalëve tona. Është më mirë ta dëgjojmë me vëmendje, duke e inkurajuar të na thotë gjithçka që ka në zemër.

Roshefuko, një filozof i madh francez thoshte: “nëse doni të krijoni armiq tregohuni superiorë ndaj jush”.

Në fakt,kur miqtë na e kalojnë në diçka, ata ndjehen të rëndësishëm dhe kjo i shtyn të janë bamirës, ndërsa, kur ne i kapërcejmë ata, lind në shpirtin e tyre një ndjenjë inferioriteti që pastaj sjell xhelozinë dhe zilinë.

Një proverb gjermane thotë: “ Kënaqësia e vërtetë është ajo që ndjejmë për dështimin e atyre  që kemi zili” Dhe është e vërtetë. Shumë prej të njohurve tanë gëzojnë më tepër për dështimet tona sesa për sukseset tona.

Rregulli i pestë, për t’i bërë të tjerët të pranojnë mendimin tonë:

Ta lejojmë bashkëbiseduesin tonë të të flasë sipas dëshirës!