Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Pengesa më e madhe për të përjetuar realitetin

pengesa

Identifikimi me mendje, e cila shkakton mendime të pafrenueshme, paaftësia për të frenuar mendimet është fatkeqësi e madhe por që nuk arrijmë ta kuptojmë, pasi të gjithë vuajmë nga kjo, ndaj konsiderohet një akt normal.

Kjo zhurmë mendore  e pashtershme të pengon në gjetjen e qetësisë së brendshme, të pandashme nga qenia dhe krijon një imazh që hedh një frikë dhe dhimbje.

Filozofi i njohur Dekar besonte se kishte gjetur të vërtetën me thënien e tij të famshme: “Mendoj, pra jam”. Në fakt, me këtë thënie ai ka arritur përfundimin më të gabuar, të barazosh të menduarit me qenien dhe identitetin me të menduarit.

Mendimtari i pafrenueshëm, pra kushdo, jeton në një gjendje ndarjeje të dukshme, në një botë të ndërlikuar e të çmendur me problem dhe konflikte të vazhdueshme, një botë që pasqyron  copëzimin gjithnjë e një rritje të mendjes.

Ndriçimi është një gjendje terezie, e të qenët “një”, pra në paqe. Një, me jetën në aspektin e saj të dukeshën, botën, ashtu edhe me vetveten dhe jetën e padukshme, një me qenien. Ndriçimi nuk është vetëm fundi i vuajtjes dhe i konfliktit të brendshëm dhe të jashtëm të vazhdueshëm, por edhe fundi i nënshtrimit të frikshëm ndaj të menduarit të pashtershëm.