Highlight Storie Inspirimi

“Pavarësisht se çka vlera juaj kurrë nuk bie”

vlera

Një motivues filloi seminarin e tij duke shpjeguar se pse vlera juaj kurrë nuk mund të ulet.

Ai mori një bankënotë 20 dollarësh. Dhe në një dhomë të mbushur me rreth 200 persona, ngriti bankënotën lart dhe pyeti: “Kush nga ju do të dëshironte këtë bankënotë 20 dollarësh?”

Të gjithë ngritën dorën. Në fund të fundit kush nuk dëshiron të ketë më shumë para?

Ai tha: “Unë do t’ua jap këto 20 dollarë njërit nga ju, mirëpo së pari më lejoni të provoj një eksperiment të vogël.”

Ai mblodhi dhe ndrydhi 20 dollarët në grushtin e tij dhe tha: Kush dëshiron prapë të ketë këto 20 dollarë në duart e tij?

Prapë shumë duar u ngritën në ajër.

Ai tha: “Atëherë, por sikur të bëj këtë?”. Kështu mori 20 dollarët dhe i gjuajti në tokë dhe u hipi përmbi duke i shkelur me këpucët përplot baltë.

Pastaj e mori atë në dorë, ashtu të ndrydhur e me baltë. Dhe prapë pyeti: “Po tani, kush e dëshiron atë?”

Prapë pothuajse të gjitha duart u ngritën në ajër, duke pohuar.

“Shokët e mi, ju keni kuptuar një mësim të vlefshëm. Nuk ka rëndësi se çfarë i kam bërë parasë. Ju prapë e dëshironit atë, sepse vlera e saj nuk është ulur. Ato prapë ishin 20 dollarë, edhe pse të thyer e të pluhurosura.”

Shumë herë në jetët tona, ne jemi të rrëzuar, të ndrydhur e të future në baltë nga vendimet që i marrim ose nga situatat e ndryshme që hasin në rrugën tonë.

Kështu mendojmë se jemi të pavlerë. Por pavarësisht se çka ka ndodhur ose çfarë do të ndodhë, vlera juaj kurrë nuk mund të ulet.