Highlight Receta

Pasta me pulë e parmezan

pasta

Kjo recetë ju kërkon vetëm 6 përbërës dhe është shumë e shijshme për tu ngrënë.

Ja përërësit që ju duhen:

Pasta në formë “Ziti” ose çfarëdo lloji që preferoni;
2 gotë mish i bardhë pule i copëtuar;
1 kuti salcë domatesh;
1 ½ e gotës mozzarella;
1/3 e gotës parmezan i grirë;
Borzilok;

Mënyra e përgatitjes:

Nxeni furrën.

Gatuani pastat sipas instruksioneve të paketimit. Ktheni pastat në tigan dhe shtoni mishin e bardhë të pulës të përgatitur më parë dhe salcën e domates. Përzini derisa të jenë kombinuar mirë.

Shtrini gjysmën e pastave në një tepsi. Shtoni kaçkavallin mozzarella dhe gjysmën e kaçkavallit parmezan. Shtoni pastat e mbetura dhe prapë shtresën e fundit me kaçkavallin parmezan e borzilokun.

Pjekni në furrë për 20-25 minuta derisa kaçkavalli të jetë shkrirë. Largoni dhe shtoni pak parmezan e pak borzilok sa janë të nxehta.

Servoni të ngrohta.